Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia, cfare fjalesh te arta: “Jam me i lumtur per Interin sa per golin. Mesazhi qe kam per Sensin eshte se ai…”

Ranocchia, cfare fjalesh te arta: “Jam me i lumtur per Interin sa per golin. Mesazhi qe kam per Sensin eshte se ai…”
Inter Club Staff

Ndeshje e pabesueshme ne San Siro, ku Inter ka rrezikuar fort qe te dale kunder Empolit por qe u shpetua me nje supergol te kapitenit Ranocchia.

Nderkohe, ne fund te ndeshjes, per Inter TV dhe per Mediaset ka folur pikerisht nje nga heronjte e ndeshjes, pikerisht Ranocchia.

“Goli? Jam shume i lumtur qe ja dola te shenoja por mbi te gjitha, per faktin qe Interi arriti te kalonte turnin.”

“Na ka kushtuar rreth 30 minuta me shume por nuk ka problem. Kishte pak zhurme verdalle dhe nervozizem nga ana jone, por nuk ka problem.”

“E rendesishme qe kaluam turnin. Jam i lumtur sepse ja kemi dale qe te marrim barazimin qe me pas na ka dhene mundesi te fitojme ndeshjen. Jam i lumtur per golin.”

Ka munguar pak ekuiliber?

“Ne kemi vuajtur pak. Jane gjera qe duhet te veme ne vend, por kishte djem qe nuk luanin prej shume kohesh dhe mund te qendroje nje ndeshje e tille.”

Tani mendjen te Venezia.

“Tani do rekuperojme pak dhe me pas nga neser do fillojme te mendojme te Venezia qe eshte nje ndeshje shume e rendesishme.”

“Jemi te lumtur per kalimin e turit, kishte nje rendesi te vecante.”

Goli?

“E thashe, i rendesishem ishte kualifikimi por goli me ben akoma edhe me te lumtur.”

“Une kerkoj qe te gjendem gjithmone gati, por jemi nje grup shume i forte dhe e tregojme kete gje gjithmone. Jam shume i lumtur te jem pjese.”

Sensi dukej sikur ishte larguar por vendosi sfiden. Cfare mesazhi ke per te?

“Mesazh per Sensin? Djalosh i mrekullueshem dhe lojtar i madh. Ndeshje e madhe dhe gol: ai ketu nga ne vleresohet nga te gjithe, per cdo situate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.