Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia, cfare fjalesh: “Tentojne gjithmone te hedhin poshte Interin: tani flisni per Hakimin, por ai…”

Ranocchia, cfare fjalesh: “Tentojne gjithmone te hedhin poshte Interin: tani flisni per Hakimin, por ai…”
Inter Club Staff

Ne konferencen per shtyp perpara Borussia Monchengladbach, bashke me Conten ka qene edhe Andrea Ranocchia.

Keto kane qene fjalet e mbrojtesit zikalter.

A ka qene i rendesishem perballja e ndodhur ne dhomat e zhveshjes pas Real Mardid per ndeshjen me Sassuolon?

“Nuk e di per cfare perballje e ke fjalen. Zakonisht i analizojme ndeshjet nje dite me pas, sepse atehere behen mbledhjet ku nenvizohen gjerat negative dhe pozitive.”

“Nuk mendoj se ka pasur ndonje pike per permbysje. Kemi bere si me Real por edhe me Sassuolon ndeshje te mira. Ndeshja e pare u kushtezua nga episodet.”

“Kunder Sassuolos kemi bere me pas nje fitore te bukur dhe qe na jep moral edhe per ndeshjen e neserme.”

Sa rendesi ka ndeshja e neserme pas asaj qe ndodhi me Realin?

“Neser ndeshja duhet perballur me shpirtin e grupit, me deshiren per te sjelle ne shtepi tre piket.”

“Duhet te jemi te zotet te perballemi me kedo. Ata jane lojtare fizike. Por ne duhet te jemi te bindur per te arritur rezultatin qe duam.”

Ke perjetuar shume epoka tek Interi, a ka ndonje menyre per te shpjeguar ate qe po perjeton tani?

“Ate qe kemi treguar vitin e kaluar, edhe pse nuk kemi arritur te sjellim trofe ne shtepi, po e vazhdojme kete sezon.”

“Me te gjitha veshtiresite e rastit, kemi perfunduar kampionatin ne gusht dhe te githe lojtaret kane luajtur edhe me kombetaret dhe me klubet. Eshte nje vit rritje.”

“Nje rruge qe po e bejme mes qindra veshtiresish. Per momentin mund ta luajme ende Champions.”

“Duhet te mendojme per te kaluar turnin. Ne kampionat jemi lart. Ne shume vite kur kam qene tek Interi, edhe kur gjerat kane shkuar mire, kane tentuar gjithmone qe Interin ta rrezojne.”

“Eshte nje bote komplet tjeter. Ne nje menyre apo ne nje tjeter, gjithmone ka pasur negativitet per neve.”

“E kur gjerat shkojne pak keq, duket sikur gjithcka eshte per tu hedhur ne kosh. Por nuk eshte keshtu. Cdo gje duhet racionalizuar ne menyren e duhur.”

“Per momentin jemi ne gare per te gjitha objektivat. Me pas, te shohin cfare do te ndodhe.”

Pse sipas teje tek Interi ka kete deshiren per ta rrezuar me te gjitha kushtet keshtu si thua ti?

“Se pse ndodh, une nuk e di. Por kshu ka qene gjithmone qe prej dites se pare qe kam ardhur ketu.”

“Mbase sepse ne vitet e kaluara kur erdha une, ishte fituar shume. Mbase se me kalimin e viteve nuk ka pasur fitore dhe ka ndryshuar edhe menyra se si e shohin skuadren nga jashte.”

“Mediat sulmojne njehere nje lojtar dhe me pas nje tjeter. Sot per shembull sulmoni Hakimin. Por eshte nje djalosh i ri, vjen nga nje kampionat tjeter, duhet te ambjentohet, te mesoje gjuhen dhe te jetoje ketu.”

“Sot cdo dite flasim per ceshtjen Hakimi neper media por kjo eshte e gabuar. Tek Interi lojtaret nuk kane kohe, duhet te tregojne gjithcka menjehere.”

“Por shpesh paragjykimi te vret. Situatat duhen lexuar me kujdes dhe me qetesi. Shume lojtare mund te bejne mire, kampionati eshte i gjate. Ka hapsire per te gjithe.”

“Gjeja qe shpresoj te ndodhe eshte qe mediat te kene me shume racionalitet ne ate qe thone dhe mendojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.