Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,049 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia drejt rinovimit te kontrates. Krahu i djathte, kontakt direkt me Wallace…

Ranocchia drejt rinovimit te kontrates. Krahu i djathte, kontakt direkt me Wallace…
Andi Prifti

Thohir eshte kthyer ne Indonezi dhe ne nivel shoqeror ky eshte nje moment heshtjeje dhe reflektimi. Por ne merkato nuk duhet te ndalosh kurre dhe duket se kete te diele ka disa te reja interesante. Gjate pasdites se sotme ka pasur kontakte mes Matias Silvestre dhe Milanit. Mbrojtesi eshte nje nevoje per Allegrin tani qe u demtua Bonera. Eshte pothuajse e sigurt qe argjentinasi e ka bere zgjedhjen e tij: ai shpresonte ne nje telefonate nga nje klub me i rendesishem se Parma dhe Genoa, dhe kjo telefonate erdhi, edhe pse rastesisht. Ngelet ende per tu studiuar formula e transferimit dhe per kete ka ende kohe.

Me largimin e Silvestre, dirigjenca zikalter zgjidh nje nga problemet e merkatos ne dalje. Tani reparti difensiv ka 6 elemente, aq sa ka kerkuar Mazzarri. Tani, duket se eshte e pamundur shitja e Ranocchia, sepse Dragovic tani kaloi tek Dinamo Kiev dhe vete mbrojtesi refuzoi nje oferte qe vinte nga Zeniti. Sipas Sky, kjo nuk do te thote qe ruset jane dorezuar: çdo dite mund te jete e mire per lajme te reja. Mazzarri po fillon t’i jape besim Ranocchias ne mesin e treshes qe do qendroje perpara Handanovic. Nuk perjashtohet mundesia qe dirigjenca dhe agjentet e lojtarit mos te kene kohe per zgjatjen e kontrates, duke pare qe kontrata e tanishme skadon ne qershor 2015.

Per krahun e djathte nuk ka te reja te veçanta sipas Sky. Nuk ka asnje akord me Juventusin keshtu qe po vleresohen disa alternativa. Dy kryesoret qe Mazzarri ka ne mendje si alternativa jane Gregory Van Der Wiel (dje ishte ne pankine ne ndeshjen me Real Madrid) dhe Wallace (19-vjeçari qe Chelsea do ta dergoje ne huazim per ta lejuar te rritet). Te dyja do te ishin zgjidhje me çmim te ulet, por pista me e lehte per momentin eshte ajo e Wallace. Sipas Sky, arsyeja eshte se agjenti i tij eshte po ai qe ka dhe Juan Jesus, per te cilin prej disa javesh po flitet per nje zgjatje te kontrates. Pra, gjate diskutimit me agjentin e Juan do te flitet dhe per Wallace. Eshte bere nje kontakt direkt, por pelqehet dhe nje takim me PSG per Van Der Wiel. Ne gare eshte dhe Janmaat, por ai eshte nje alternative me pak e mundshme se dy te tjeret.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.