Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

670 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Inter, pres rinovimin. Per problemet me Mazzarrin…”

Ranocchia: “Inter, pres rinovimin. Per problemet me Mazzarrin…”
Ardi Deda

“Tani jam mire, jam i lumtur”. Keshtu e fillon mbrojtesi zikalter Andrea Ranocchia intervisten ekskluzive nga Claudio De Carli per IlGiornale me nje bisede e cila fillon me nje kompliment personal.

Mbrojtesi me elegant ne Serie A. Mund te mjaftoje?

“Jo, i kenaqur nga vleresimi, por nuk mjafton dhe ne fakt kam veshtiresi per tu futur ne grumbullimin paraprak te Brazilit”.

Cfare nevojitet akoma?

“Nje ekip qe fiton dicka. Qe kur jam ketu kam fituar vetem nje Kupe Italie me Leonardon. Nese luan ne nje skuader qe fiton atehere je me shume i ndjekur, kjo gje vjen ne menyre natyrale”.

Keni kaluar nga vendi i nente i sezonit te kaluar ne vendin e peste te ketij viti…

“Mua nuk me mjafton vendi i peste ne kampionat dhe gjithashtu asnjerit tek Inter nuk i mjafton”.

Ishit nisur mire.

“Po, besonin te gjithe se ky do te ishte nje sezon i mire, me pas erdhi ndeshja kunder Romes ne javen e shtate, nuk ishte nje loje katastrofike, por kemi humbur 3-0 ne San Siro dhe aty dicka u thye. U perpoqem ta rimerrnim veten, por me pas erdhi humbja 4-2 me Napolin. shume elozhe, por nderkohe kishim pesuar 4 gola. Aty u binda se niveli psikologjik i skuadres kishte rene. Dhe kur ndodhin gjera te tilla e ke te veshtire ta marresh veten”.

Performancat e Ranocchias nuk ishin fantastike.

“E di. Mendoja per kete vazhdimisht, nuk isha mire fizikisht dhe nga ana psikologjike”.

Cfare po ndodhte?

“Nuk kisha deshire te flisja, as ketu dhe as ne Appiano, dhe as ne shtepi. Kur ndodhin keto gjera, nuk ke deshire te flasesh dhe perfundon duke shkuar gjithcka keq. Perpiqesha te motivoja situaten dhe mendoja se ishte merkato qe me demtonte. Nuk e ndjeja afer shoqerine, nuk ndihesha i rendesishem dhe i vleresuar. Kur nuk ndjen besimin e shoqerise gjithcka komplikohet. Jam nje person qe mbyllet ne vetvete, nuk kane qene momente te lehta. Isha ne merkato dhe jo sepse kete e shkruanin gazetat, por sepse kete gje e dija vete”

Probleme me Mazzarrin?

“Nuk kam luajtur per dy muaj…”.

Cili ishte problemi?

“Gjithcka. Nuk kishte nje arsye te vecante. Nuk kuptohej situata”.

Me pas?

“Me pas erdhi ndeshja ne Firenze, kemi fituar dhe situata ndryshoi serish, me Torinon jam ringjallur, dhe ka qene nje nder ndeshjet e mia me te mira, me Lazion kam bere shume mire dhe keshtu kemi ardhur ne fund te kampionatit”.

Me Mazzarrin?

“Tani gjithcka shkon mire”.

Kush e beri levizjen e pare?

“Nje fjale, ndonjehere, ben mrekullira”.

E keni bindur 100%?

“Mazzarri bindet me vazhdimesine dhe paraqitjet e mira. Nese shkoj keq, mirupafshim, gjithe te mirat dhe shkoj ne pankine. Eshte e drejte keshtu”.

Fakti qe u desh vetem nje muaj per tu futur ne listen paraprake te Prendellit, per ju nuk do te thote asgje?

“Jo, per mua do te thote shume”.

Dhe tani?

“Tani do te luaj shanset e mia”.

Me ke?

Me Paletta”.

Njiheni?

Jemi takaur ne fushe, asgje me shume”.

Tani cfare do te ndodhe?

“Shpresoj qe Inter te me telefonoje dhe te me thote: “qendro me ne”.

Ne rast te kundert?

“Ne rast te kundert do te thote qe nuk kam arritur te fitoj besimin e tyre. Galatasaray? Ajo ishte thjesht nje zgjidhje per te mos humbur Brazilin, gjashte muaj per te luajtur dhe per te mos mbetur ne pankine”.

Kerkesa?

“Natyrisht qe kam”.

Conte?

“Me Conten kemi vleresim reciprok dhe miqesi, asgje me shume”.

Eshte nje ceshtje parash?

“Jo, eshte thjeshte nje ceshtje projekti. Une dua te fitoj me Interin. Dua qe te me thone ‘qendro, jemi duke filluar te rindertojme boten’. Do te ishte gjeja me e bukur qe do te doja te degjoja. Formacioni me kater apo me tre mbrojtesa, per mua nuk ndryshon asgje, e kam filluar me mbrojtjen me kater”.

Kur do te flitet per rinovimin?

“Se shpejti, sapo te mbaroje kampionati”.

Parashikime?

“Shpresoj qe te me thone: ‘qendro, jemi duke u kthyer tek fitoret”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.