Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

405 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Inter, sa bukur qe jemi serish ne Champions! Pregatitjet dhe te rinjte…”

Ranocchia: “Inter, sa bukur qe jemi serish ne Champions! Pregatitjet dhe te rinjte…”
Bujar Berishaj

Pas kapitenit Mauro Icardi, per InterTV flet edhe ai qe ishte kapiten para argjentinasit, mbrojtesi Andrea Ranocchia.

Lojtari zikalter ka folur drejteperdrejte nga Qendra Sportive Suning e Appiano Gentile, aty ku po merr forme sezoni i ri i ekipit te Luciano Spallettit.

“Keto stervitjet e para po shkojne mire. Jemi nisur dhe ky eshte momenti qe te punojme forte qe te pregatisim nje sezon me shume ndeshje. E kemi nisur mire”, ka thene Ranocchia.

Nderkohe i pyetur se si po shkon grumbullimi i dyte para-sezonal me Luciano Spallettin, ai eshte pergjigjur se kjo eshte dicka shume e rendesishme kjo edhe sepse vitin e kaluar edhe hedhur nje baze.

“Tani kane ardhur edhe lojtare te rinje dhe te forte, do te jete nje vit i rendesishem per te gjithe ne”, ka shtuar me tutje Andrea Ranocchia.

I pyetur pastaj se si po pershtaten lojtaret e rinje ai ka thene: “Edhe ne vitet e kaluara lojtaret jane pritur mire. Jane lojtare qe arrijne nga skuadra te medha dhe besoj se nuk do te kene probleme qe te adaptohen me grupin”.

“Tani duhet te kuptojne se cfare do te thote qe te luash per fanellen e Interit. Jemi vetem ne fillim dhe duhet te shikojme perpara sepse rruga eshte akoma e gjate”, ka deklaruar mbrojtesi italian.

Ne fund Ranocchia ka thene edhe se cfare do te thote te luash ne Champions League me fanellen e Interit: “Eshte e bukur te luash pas nje mingese te gjate, sidomos sepse une jam nje nga pak ata qe e ka perjetuar. Kam kujtime te bukura, duam te kenaqemi sa me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.