Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

489 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Inter, tani duhet te fitosh! Mazzarri eshte nisur i karikuar, ka uri per fitore”

Ranocchia: “Inter, tani duhet te fitosh! Mazzarri eshte nisur i karikuar, ka uri per fitore”
Ardi Deda

“Jam i emocionuar, por kam shume deshire te tregoj te gjithe vleren time dhe te ndihmoj te coj serish lart keto ngjyra. Kampionati ka filluar, tani duhet te fillojme te fitojme. Duhet te permiresojme rezultatin e sezonit te kaluar”. Ky eshte mendimi i Andrea Ranocchia, qe ka folur ekskluzivisht per mikrofonat e Sportmediaset. “Une dhe skuadra luajme per te fituar dhe trajneri pepiqet te jape njohuri per te fituar. Ky eshte objektivi dhe puna, nuk ka te tjera. Mazzarri kete sezon eshte nisur i karikuar, me nje grup djemsh te rinj qe kan fituar pak dhe qe duan te nisin nje rrugetim te rendesishem”.

Nga lamtumira te fasha e kapitenit – “Futbolli ndryshon ne nje sekond dhe mua me ka ndryshuar jeta. Por sic ka ndryshuar per mire, mund te ndryshoj per keq. Tani me takon mua te impenjohem cdo dite dhe te luftoj cdo dite per te fituar vendin. Ne mesin e kampionatit te kaluar ka qene nje periudhe e veshtire, qe ndodh. Ka ndodhur ne te kaluaren dhe mund te ndodhe ne te ardhmen. Por e kaluara ka kaluar dhe duhet pare perpara, te impenjohesh dhe te kerkosh te rritesh. Prej kater vjetesh me shohin gjithmone afer nje skuadre tjeter, por kam qendruar gjithmone ketu dhe shpresoj qe te qendroj gjate. Dikush me therret qe tani kapiten, por une jam Andrea dhe eshte shume mire keshtu”.

Te rejat ne Kombetare – “Shpresa eshte qe te behet menjehere mire, kemi punuar shume ne keto pak dite qe kemi patur per te provuar ate qe na kerkonte trajneri dhe mendoj qe e kemi bere shume mire. Kemi fituar ndeshjen e pare ne eleminatore dhe tani na pret nje rruge e gjate, por bazat i kemi vene. Tani duhet te vazhdojme keshtu absolutisht sepse rruga eshte akoma e gjate. Me mire Mazzarri apo Conte? Jane dy trajner te medhebnj qe duan te fitojne. Une kam patur fatin te luaj me te dy. Si tek Inter ashtu edhe ne Kombetare luaj ne te njejtin rol, gjendem mire dhe eshte shume me e lehte per mua. Prej shume vitesh luaj me mdoulin me tre mbrojtesa dhe ndihem mire dhe tashme i kam mesuar te gjitha levizjet. Ndersa me modulin me kater mbrojtesa jam rritur. Punoj per tu permiresuar dhe per te dhene maksimumin dhe per te nderuar cdo here fanellen qe vesh, si te Kombetares, ashtu dhe te Interit”.

Rreziku Sassuolo – “Zaza? Nuk e njihja mire, por keto dite kam pare si leviz dhe mendoj se do te kete nje te ardhme te madhe per Kombetaren tone. Gjithsesi di sesi ta ndal te dielen, natyrisht eshte skuadra qe duhet te me ndihmoje. Eshte nje futbollist i madh dhe duhet te qendrojme shume te vemendshem. Sassuolo ka shume lojtare tek Under21 si Berardi. Eshte nje skuader e mire dhe duhet ta mbajme lart perqendrimin”.

Gara per titull – “Kampionati eshte i gjate, ka shume ndeshje. Pas nje jave nuk jepen verdikte. Do te jete shume i ekuilibruar, me shume skuadra te imepnjuar edhe ne kompeticione evropiane. Do te jete nje kampionat i bukur”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.