Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Kemi punuar mire. Grup i karikuar, i ri dhe i uritur. Por tani…”

Ranocchia: “Kemi punuar mire. Grup i karikuar, i ri dhe i uritur. Por tani…”
Ardi Deda

Kane perfunduar miqesoret dhe qe sot punohet ne kuader te impenjimeve zyrtare te sezonit, duke filluar qe nga dneshja kunder Stjarnan qe luhet me 20 gusht ne Islande. Ne Inter Channel, Andrea Ranocchia ka analizuar pergatitjen verore dhe jo vetem. Ja se cfare ka thene kapiteni zikalter:

Ka shkuar mire, dhe kemi mbyllur pjesen e pare te vitit, te sezonit. Kemi punuar mire dhe sinqerisht kam pare pozitivitet tek grupi, ne ambient, tek stafi i trajnereve. Ka qene nje pjese e pare e vitit impenjative, kemi udhetuar shume, jemi perballur me skuadra te forta dhe qe me pergatitjen, sidomos ne dy ndeshjet e fundit, ishin para nesh por jemi permiresuar, kemi punuar mire me trajnerin dhe tani fillon pjesa e vertete”.

Nga i nxehti i Greqise tek i ftohti ne Islande kunder nje skuadre qe me siguri ka me pak teknike por qe shkelqen me shume. Cfare perqendrimi nevojitet?

“Perqendrim duhet shume. Keto jane ndeshjet me te veshtira, do te bejme nje udhetim te gjate, impenjativ. Por jemi duke u pergatitur mire dhe nuk duhet te nenvleresojme kundershtarin tone. Do te ishta gabimi me i madh. Duhet te shkojme atje dhe te bejme ndeshjen tone dhe te bejme gjithcka qe kemi provuar dhe kemi pergatitur ne stervitje kete muaj”.

Pas Europa League do te kemi dhe fillimin e kampionatit dhe debutimi do te jete kunder Torinos qe ka filluar me pare. Sa e rendesishme do te jete te niset me kemben e mbare dhe ne kampionat?

“Kete vit te gjitha dneshjet do te jene te rendesishme qofshin keto miqesore, kampionat, Kupa e Italise apo Europa League. Synojme te arrijme ne fund ne te tre kompeticionet, e dime qe Torino eshte nje skuader e mire, por do te mendojme per te pas ndeshjes se pare ne Europa League. Tani perqendrimi shkon aty absolutisht”.

Shume skuadra jane forcuar kete vere. Me gjithe keto rivale ne leter si interpretohet sezoni?

“Ne duhet te mendojme vetem per veten tone, vetem keshtu mund te arrijme deri ne fund ne te gjitha kompeticionet, mund te punojme mbi konceptet qe na jep trajneri, duhet te punojme dhe te permiresohemi te gjithe nga pikepamja personale, motivuese dhe duhet te mendojme me shume per ne sesa per te tjeret sepse nese bejme keshtu, sipas meje, mund te arrijme kenaqesi te medha”.

Nje grup i bashkuar qe ka dhene gjithcka ne miqesore dhe ne pune: kjo mund te beje diferencen kete vit?

“Eshte nje gje qe shihet, qe ta kap syri. Grupi yne eshte nisur i forte dhe i karikuar. Jane larguar djem qe kane fituar gjithcka dhe qe na kane mesuar shume, edhe mua, mbi te gjitha mua personalisht. Tani te gjithe duan te tregojne qe mund te veshin kete fanelle per nje kohe te gjate. Jane te gjithe djem qe kane fituar pak dhe qe duan te arrijne kenaqesi, te fitojne, duke filluar qe nga une sepse te gjithe se bashku duhet te sjellim Interin aty ku meriton te qendroje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.