Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Kritikat te ndihmojnë te përmirësohesh. Nesër do studiojmë Wolfsburgun.”

Ranocchia: “Kritikat te ndihmojnë te përmirësohesh. Nesër do studiojmë Wolfsburgun.”
Inter Club Staff

Për mikrofonat e Mediaset Premium pas barazimit 2-2 kundër Napolit në San Paolo, foli edhe kapiteni Andrea Ranocchia i cili intervistën e filloi duke e komentuar penaltinë e Icardit. Ja fjalet e tij: “Gjëja më e rëndësishme është shënimi, mund të shënonte edhe me thembër. Rëndësi ka goli.”

“Ndeshjet në stadiumin e Napolit janë gjithmonë të vështira, ne ishim duke humbur me dy gola por ishim në gjendje të riktheheshim përsëri dhe kjo tregon se karakteri i ekipit është në rritje. Normalisht, ka edhe gjëra që nuk shkojnë mirë dhe që duhet të përmirësohen. Por ndeshja kundër Napolit na jep motivim për ndeshjen kundër Wolfsburgut.”

Kritikat? “Kanë të drejtë, unë jam kapiten, dhe në vitet e fundit jam rritur dhe pjekur shumë. Normalisht është më mirë të marrësh levdata por edhe kritika janë dobiprurëse pasi të ndihmojë të përmirësohesh.”

Gabim i Juan Jesusit tek goli i Hamsik: “Kur peson një gol përgjegjësia është e të gjithëve.”

Europa League? “Është një synim për klubin dhe për ne, janë lojëra të mira dhe të vështira por kështu do të rritet përvoja e grupit në aspektin internacional. Nga nesër do të fillojnë të studiojmë Wolfsburgun. Unë e njoh kampionatin gjerman, ata luajnë lojë të hapur dhe sulmojnë si Napoli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.