Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 26, 2020

Scroll to top

Top

368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Luftojme per gjithcka, pertej tragjedive: duhet te kemi vazhdimesi. Palacio fondamental, rinovimi…”

Ranocchia: “Luftojme per gjithcka, pertej tragjedive: duhet te kemi vazhdimesi. Palacio fondamental, rinovimi…”
Ardi Deda

Pas fitores ne Cesena, Andrea Ranocchia, kapiten i Interit, ka folur per mikrofonat e Sky Sport 24. Mbrojtesi zikalter ka shpjeguar: “Jemi duke luftuar ne te gjitha frontet, e rendesishme eshte te kemi mentalitetin e duhur, ate te nje skuadre te madhe”. Per fitoren e djeshme shton: “Nevojitej, do te na jape nje shtyse per te perballuar ndeshjet e tjera ne menyre te ndryshme”.

Si po lidhesh me Mazzarrin ne kete moment te nderlikuar? “Ne kete moment, pertej tragjedive qe thone ne qarkullim, jemi te paret ne grupin e Europa League dhe pak pike larg vendit te trete. Duhet ti japim vazhdimesi rezultateve”.

Mbi doreheqjen e Morattit: ka ndikuar? “Jo, nuk ka ndikuar. Po flasim gjithsesi per nje president fitimtar qe do ti qendroje prane Interit, ka qene fytyra fitimtare i ketyre ngjyrave”.

Per grupin: “Eshte e rendesishme te shkoje gjithmone nga e njejta ane per te fituar. Jemi duke e provuar, kemi miksin e duhur midis te rinjve dhe atyre me pervoje. E konsideroj veten me pervoje dhe ndonje keshille te rinjve ua jap”.

Per performancen e tij: “Jam shume kritik ndaj vetes, e qortoj veten edhe per gabimet e vogla. Duhet bere mire gjithe vitin, te mos pesojme gola eshte baza e suksesit. Kemi patur dy probleme ne harkun e nje viti dhe kjo qendron. Tani te vazhdojme ne rrugen e ndermarre ne ndeshjet e fundit”.

Per Sampdorian: “Nuk jam i surprizuar, Sinisa Mihajlovic eshte nje trajner i mire. Do te jete e veshtire, duhet te rekuperojme energji dhe duhet mentaliteti i nje skuadre te madhe”.

Per Palacion: “Vrapon si nje i cmendur, i jep ndihme mbrojtesve. Per ne eshte i rendesishem”.

Per firmen e rinovimit: “Se shpejti, kane mbetur vetem ceshtjet burokratike”.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.