Ranocchia: “Natyrisht qe jam i deshperuar, por…”
I intervistuar nga gazetari Matteo Barzaghi per Sky Sport, mbrojtesi i Interit Andrea Ranocchia foli per lamtumiren e tij ne endrren e te qenit pjese e Kupes se Botes, pasi ishte pershire ne mesin e 24 lojtareve ne zgjedhjen e Cesare Prandellit. Ai gjithashtu beri nje analize te shpejte per vendimin e ish trajnerit te Parmes dhe Fiorentines rreth ketij vendimi.
Çfare do te beni tani? A jeni i deshperuar?
“Pikellimi eshte nje gje normale. Natyrisht qe jam i deshperuar. Çdo kush do deshironte te ishte pjese e Kupes se Botes, por une jam po aq i lumtur qe e kam bere te veshtire per trajnerin zgjedhjen deri ne diten e fundit. Duke e konsideruar se deri ne Janar-Shkurt kam luajtur shume pak, por mund te them qe jam i kenaqur qe jam pershire ne listen e 30 lojtareve dhe pastaj ne ate finale 24.”
Cila ishte marreveshja me Prandellin?
“Ai me kerkoi qe te jem i gatshem per Brazil si lojtari i 24 sepse disa lojtare nuk ishin ne formen me te mire. Une menjehere i dhashe besimin tim sepse nuk mund ta refuzoj Italine asnjehere, as edhe per nje dite. U mundova qe te perfitoj nga ky rast deri ne fund.”