Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,386 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: rinovim ose Juventus? Inter kerkon 10 milione dhe atij i ofron…

Ranocchia: rinovim ose Juventus? Inter kerkon 10 milione dhe atij i ofron…
Ardi Deda

Cila do te jete e ardhmja per Andrea Ranocchia? Fanella qe do te veshe do te jete serish zikalter apo ne krah te ngjyres se zeze, do te jete e bardha? Nga njera ane eshte Inter, qe i ofron nje rinovim trevjecar me perspektiven per tu bere shtylla e skuadres me fashen e kapitenit te bashkangjitur; nga ana tjeter eshte Juventus, qe vitin tjeter do te luaje ne Champions. Ne mes eshte ai, qendermbrojtesi nga Bastia Umbra, qe se shpejti duhet te marre ndoshta vendimin me te veshtire te karrieres se tij.

Mazzarri ose Conte – “Djaloshi eshte i kenaqur nga vleresimi dhe do te ishte i lumtur te pasonte Zanettin si lider zikalter. Megjithate ne te njejten kohe nuk harron qe vjen nga nje vit ku nuk ka mundur te luaje kartat e tij ne kushte te barabarta. Dhe nuk eshte e sigurte qe kjo gje do te ndryshoje sezonin e ardhshem, duke pare qe nuk eshte ndryshuar trajneri dhe mbetet per tu pare nese do te kalohet ne modulin me kater mbrojtesa (me kete modul Mazzarri do te mbeshtetej me shume te Ranocchia) te kerkuar edhe nga Thohir”, nenvizon Gazzetta dello Sport. Zgjedhja eshte veshtiresuar nga presioni i zjarrte i Antonio Conte. Tekniku puljez e njeh mire, pasi e ka patur me pare tek Arezzo dhe me pas tek Bari, dhe e di qe ne mbrojtje do te kete probleme, pas shitjes se Ogbonna dhe demtimeve te vazhdueshme te Barzagli (per te cilin parashikohet nje operacion pas Boterorit dhe me pas ndalesa per nje kohe te caktuar). Ne kete rast, Inter nuk eshte i gatshem te negocioje per cmimin: jo me pak se 10 milione euro pa shkembime teknike.

Arsyetim dhe ndjenje – “Kur ka pasur sondazhe per Guarin, bardhezinjte kane kerkuar disa here informacione per Ranocchia i cili ne kete pike ne menyre te kuptueshme eshte ne veshtiresi, sepse mund te behet nje simbol tek Inter dhe te ngreje lart – edhe nese do te nevojiten dy apo tre vjet – nje trofe si zikalter, gje qe ka nje shije te vecante. Nga ana tjeter megjithate kemi nje lidhje te luhatshme me trajnerin Mazzarri, dhe mundesine per te shkuar tek nje klub qe per momentin eshte me solid, dhe te luaje ne Champions por edhe te fitoje dicka me shume”, shpjegon Gazzetta. Tani do ti takoje Ranocchias te vendose dhe zgjedhja nuk do te jete e lehte, sic nuk eshte asnjhere e lehte kur behet fjale per te vendosur midis arsyes dhe ndjenjes.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.