Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

164 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Se shpejti do te zyrtarizojme rinovimin. Ketu per te qendruar gjate”

Ranocchia: “Se shpejti do te zyrtarizojme rinovimin. Ketu per te qendruar gjate”
Ardi Deda

“Une si Zanetti? Sigurisht. Se shpejti do te zyrtarizohet rinovimi i kontrates dhe do te shkohet perpara per shume kohe”. Keshtu eshte shprehur Ranocchia, qe i eshte pergjigjur pyetjeve ne Twitter te tifozeve ne Inter Channel. “Idhulli im kur isha i vogel? Fanella e pare e imja ka qene ajo e Ronaldos, me pas kur jam bere mbrojtes idhulli im ishte Nesta. Mbrojtesi me i mire ne bote? Me pelqen shume Hummels. Maldini ka qene absolutisht me i miri”. Per Kovacic: “Eshte i ri dhe duhet te punoje”.

Te shumta kane qene pyetjet per kapitenin e Interit, qe ka shuar te gjitha kuriozitetet e tifozeve: nga njyra e pjates e deri tek filmi i tij i preferuar. Dhe natyrisht eshte folur shume per Interin: “Eshte e veshtire te trashegosh trashegimine e Zanetti, krahasohesh gjithmone me ate por per momentin eshte e pamundur. Ai ne nivel prezencash eshte i pakalueshem, nuk eshte e lehte por e kam filluar tani rrugetimin tim dhe kam shume kohe perpara meje. Kovacic? Eshte nje talent i jashtezakonshem, eshte i ri dhe duhet te punoje, duhet te beje mire por edhe keq per tu rritur. Do te behet nje nder me te fortet ne bote”. Per ndeshjen te dielen kunder Napolit: “Jane themelore tre piket, i kemi shume te nevojshem. Ne sfida kaq delikate ku duhet te fitohet karikimi i skuadres eshte i nevojshem, sinqerisht duke pare djemte keto dite besoj se jemi duke u pergatitur mire. Kam pare nje pune intensive edhe ne nivel mendor. Insigne ka thene qe do te shenoje? Une them qe jo”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.