Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Synojme maksimumin. Jam gati qe te firmos perjete me Interin!”

Ranocchia: “Synojme maksimumin. Jam gati qe te firmos perjete me Interin!”
Bujar Berishaj

Nga lider tek nje kapiten, nga Palermo tek Cagliari. Ashtu si ne konferencen per shtyp kunder sicilianeve ku u shfaq Nemanja Vidic tani eshte radha e kapitenit Andrea Ranocchia qe t’i pergjigjet pyetjeve te gazetarve. Keto jane fjalet e tij:

Andrea, cilat jane pikat e forta te Cagliarit te Zeman?
“Nje ndeshje e veshtire, si te gjithat. Kampionati eshte shume i ekuilibruar, pastaj skuadrat e Zeman marrin pak kohe qe te hyjne ne forme. Por ne jemi mire dhe jemi duke e treguar. Tani ne vetem duhet te vazhdojme keshtu, edhe pse neser do te jete e veshtire sepse ata kane cilesi ne sulm.”

Sa eshte i rendesishem Medel per ju mbrojtesit ne nivelin e mbrojtjes?
“Nga kendveshtrimi im faza e mbrojtjes nis nga sulmi dhe nuk perbene nje repart te vetem. Keshtu qe mendoj se nese te gjithe vrapojne dhe japin nje dore gjithcka do te jete me thjeshte. Nese ne mbrojtje jane M’Vila ose Medel ka pak rendesi, te gjithe jane thelbesore. Nese ekipi nuk peson gol eshte merita e te gjitheve.”

Eshte zgjidhur nje problem sa i perket San Siros ne krahasim me vitin e kaluar? Kujtojme qe ka pasur disa veshtiresi per te marr rezultate ne shtepi…
“Nuk ka qene kurre nje problem per ne, Meazza eshte shtepia jone.”

Mazzarri te ka dhene gjobe pasi keni permendur fjalen skudeto?
“(Qesh). Tani mendojme per ndeshjet e ardhshme, ne punojme cdo dite qe te marrim maksimumin e rezultateve dhe per te fituar. Askush nga ne nuk punon per nje objektiv qe nuk jane tre piket. Kjo eshte motoja e jone, qe do te na shoqeroj gjithmone.”

Pas Vidic jeni duke folur ju. Ekziston rreziku qe te gaboni sikur serbi? Mund te pushoni?
“Nuk besoj ne fat, por besoj qe tekniku mund te ndryshoj dicka. Nuk mund te di ende cilat jane vendimet e tij, por te gjithe jane gati te zbresin ne fushe.”

Cfare mendoni per momentin e Hernanes?
“Askush nuk eshte i paprekshem dhe shume varet nga forma fizike. Il Profeta ka mbyllur ndeshjen kunder Atalantes dhe na ka qetesuar. Por e bukura eshte qe te kesh nje skuader konkurruese dhe te gjithe mund te aspirojne per fanellen e titullarit. Nuk duhet te kete asnje problem kur gjerat nuk shkojne mire. Duhet te hyjme me mentalitetin qe te gjithe jemi te rendesishem.”

Cfare do te bej diferencen ne luften per skudeto?
“Mund te luajme me te gjithe: diferenca eshte te bejme vazhdimesi, por performanca do te jete vendimtare per kete. Jemi vetem ne fillim, kane kaluar 4 raunde, keshtu qe nuk mund te hartojme ende nje liste me favorite. Normale qe Juventus fillon me nje pozite me te anvancuar, por ne jemi te uritur.”

Cfare mungon ende?
“Ka shume djem te rinj qe duhet te kuptojne akoma me mire mekanizmat. Kemi nisur mire, por rruga eshte e gjate.”

Cfare mendon per lojtaret e Zeman?
“Sulmojne shume, eshte e veshtire te mbash ritmin e tyre. Kemi punuar dje, sot do ta pregadisim ndeshjen edhe me mire.”

Stimulimi i Contes ka shenuar me shume besim?
“Kombetarja eshte nje pasoje e asaj qe kam bere me Interin, sepse Conte shperblen vetem ata qe e meritojne.”

Ne cfare ka ndryshuar Mazzarri ne krahasim me vitin e kaluar?
“Viti i kaluar ishte i vecante, flitej shume per aspektin e shoqerise dhe edhe Mazzarri ka pasur nevoje per nje vit qe te tregoj veten. Kete vit po punon qe te a bej neve qe te kuptojme gjithcka me mire, psh ne fazen e mbrojtjes. Eshte i vetmi gol i pesuar, Mazzarri eshte i karikuar.”

Kerkohet shume posedimi i topit? E konfirmoni?
“Kemi shume lojtar me kualitet dhe ne cdo ndeshje kerkojme te bejme raste per gol. Ndoshta vetem ne Torino kemi pasur lodhje, por ishte debutimi.”

Mes sulmuesve zikalter, cili eshte me i veshtiri per tu markuar?
“Do thoja te gjithe. Por i tere ekipi eshte shume i ekuilibruar , si per cilesi ashtu edhe per sasi. Per fat te mire luajne me mua.”

Sa ka ndikuar Mazzarri ne rritjen e te rinjve?
“Shume, tekniku iu ofron hapesire te gjitheve ne nje skuader ku eshte perzierja e duhur.”

Periudha e veshtire sa ka ndikuar ne rritjen tuaj?
“Shume, sepse kohet e veshtira te bejne te rritesh dhe sot pas 4 vitesh them se ndjehem gati te fitoj dicka te rendesishme. Tani dua te coj trofe lart me kete fanelle.”

Sa mungon per rinovimin?
“Do te thoja pak, rreth 10 dite. Pasi te kemi sistemuar detajet e fundit mbi te drejtat e imazhit gjithcka do te jete ne vend te vet.”

Hipotetikisht, pas rinovimit do te ishit gati qe te nenshkruani nje kontrate perjete me Interin?
“Absolutisht po. Pas rinovimit, tani i pashmangshem, do te jete gati qe te firmos nje kontrate per te perfunduar karrieren time tek Inter. Eshte ajo qe gjithmone kam dashur.”

Sa siguri ju ka dhene fasha e kapitenit ne krahasim se me pare?
“Nuk mund ta mohoj, me ka fuqizuar shume. Ka shume vite qe jame ketu dhe fasha nuk me peshon, perkundrazi, jam krenar. Jam kapiten prej pak kohesh, jam duke u pershtatur dhe mendoj per veshtiresite e pergjithshme, jo vetem te mijat. Pas 4 vitesh te kaluara me fanellen zikalter dhe pothuajse kam jetuar cdo gje ne boten e futbollit, them se jam i gatshem per kete rol. Mund te permiresohem me tej ketu deri ne fund te karrieres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.