Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

764 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Une jam interist dhe dua te qendroj. Derby…”

Ranocchia: “Une jam interist dhe dua te qendroj. Derby…”
Ardi Deda

Interviste e gjate per Corriere dello Sport e Andrea Ranocchia, i cili flet per derbin dhe jo vetem. Ja dhe fjalet e mbrojtesit qendror zikalter per gazeten romane:

Ranocchia, cfare derby pritet neser?

“Nje derby shume i bukur, nje nder ato ndeshje qe duhen fituar. Shpresoj qe Milano te behet akoma edhe nje here zikalter”.

Te arrini kualifikimin ne Europa League-n e ardhshme me nje sukses ne derby do tju jepte nje kenaqesi te vecante?

“Sigurisht shija e tre pikeve do te ishte akoma me e vecante edhe pse do e ndeshkonim Milanin i cili nuk do te shkonte ne Europe. Do te ishte nje fitore e dyfishte”.

Nje pergjigje prej nje interisti te vertete.

“Jam tek Inter prej tre vite e gjysem dhe kjo eshte familja ime. Pavaresisht ndryshimeve te trajnerit dhe te pronesise, ketu kam perjetuar me shume emocione pozitive sesa negative. Interist behesh dhe une tani jam nje i tille”.

Te tingellon si fjalet e nje lojtari qe eshte gati per te rinovuar kontraten e cila mbaron ne 2015.

“Qellimi im eshte te qendroj tek Inter. Dua te fitoj me kete fanelle dhe do te kishte nje shije akoma me te vecante”.

Ne janar dukeshit jashte projektit zikalter ndersa tani…

“Tani mundesite per te qendruar ketu jane akoma me te medha”.

Kur do te flisni per rinovimin me drejtuesit e klubit?

“Me shoqerine jemi dakord: do te ulemi ne tavoline per te biseduar ne fund te sezonit”.

Perse nuk keni shkuar tek Galatasaray ne janar?

“Nuk kemi gjetur marreveshjen per sa i perket aspektit ekonomik dhe tratativa ka deshtuar. Duke pare ate qe jam duke bere, jam i lumtur qe qendrova”.

Cili eshte derby qe kujtoni me me shume kenaqesi?

“Derby i fituar sezonin e kaluar me Stramaccioni ne pankine”.

Kujt i druheni tek Milani?

“Ka nje organike me shume lojtare te forte, por Kaka dhe Mario mund te japin dicka me shume ne krahasim me te tjeret”.

Si eshte Balotelli si kundershtar?

“Nje lojtar qe mund te krijoje dicka ne cdo moment. Eshte i forte dhe ka talent. Duhet te mbrohemi mire. Te perballesh me Mario dhe Milan te transmeton emocione te medha”.

Ne Brazil do te jeni shoke?

“Shpresoj shume sepse kam shume deshire te shkoj ne Boteror. Dua te luaj deri ne fund shanset e mia.

Objektivi per te shkuar ne Boteror ju ka ndihmuar ne momentet me te veshtira tek Inter?

“Nga janari ne mars nuk kam luajtur, por kam punuar shume ne pritje te grumbullimit nga Prandelli. Stervitesha edhe ne dite pushimi per te qene i gatshem ne rast se me therrisnin”.

Si e gjykoni sezonin tuaj?

“Shume pozitiv sepse e kam nisur mire dhe pas problemeve ne merkato dhe pas qendrimit dy muaj jashte, kam pasur mundesine te kthehem te luaj. Shpresoj te zhvilloj tre ndeshjet e ardhshme ne nivelin e ketyre te meparshmeve”.

Po sezonin e Interit?

“Pozitiv, por do te jete akoma me shume kur te kemi arritur kualifikimin ne Europa League”.

Duke qene +6 ndaj Milanit ju ben favorit ne derbi?

“Derbi eshte nje ndeshje krejt tjeter, edhe nese nje skuader eshte me mire ne klasifikim, te besh nje parashikim eshte e veshtire. Dhe pastaj Milani eshte gjithmone Milan”.

Ne pritje te vitit te ardhshem Inter mund ta kaperceje hendekun qe ka me Juventusin?

“Hendeku qe eshte midis dy skuadrave eshte i rendesishem dhe do te doje kohe per tu mbyllur”.

Conte do te donte tju kishte tek Juventus. Si i pergjigjeni?

“Eshte e ditur se kur kemi punuar se bashku tek Arezzo dhe Bari kishim vleresim reciprok, por ai eshte tek Juve dhe une tek Inter”.

Si eshte raporti me Mazzarri?

“I mire dhe shume profesional”.

Perse nga shkurti e me pas Inter eshte duke bere me mire ne transferte sesa ne San Siro?

“Ne koken e lojtareve ndonjehere ndodhin shume gjera. Kete here derbin do ta zhvillojme jashte, keshtu qe…”.

Ne stervitje sa e veshtire eshte te markosh Icardin?

“Nuk eshte e lehte sepse ben levizje si sulmues i vertete dhe di te sulmoje ne thellesi”.

Vitin e ardhshem ne dhomat e zhveshjes nuk do te jete me Zanetti.

“Kur le futbollin nje lojtar kaq i forte eshte nje humbje e madhe, por besoj dhe shpresoj se do te qendroje ne shoqeri me nje rol te rendesishem. Mentaliteti i tij fitues do te jete i dobishem”.

Ju ne te kaluaren keni kritikuar Ranierin. Perse?

“Me te kam kaluar nje periudhe shume te veshtire. Ne nuk kemi pasur relata dhe pothuajse… nuk e njoh: ne 7-8 muajt qe ka qene tek Inter kam folur me te vetem 32 sekonda dhe kam luajtur edhe me pak”.

Pse tifozet e Interit duhet te jene optimiste per sa i perket te ardhmes?

“Historia tregon se Inter duhet gjithmone te luftoje per titullin. Projekti i pronareve te rinj eshte ambicioz dhe presidenti flet shpesh per zemer dhe pasion. Keta perberes per mua mjaftojne per te thene qe Inter ka nje te ardhme te rendesishme”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.