Ranocchia:”Une larg Inter-it? Jane budallalleqe. Qellimi im eshte…
Ne vigjilje te ndeshjes me Juve-n ne shtepine e Inter-it flet Andrea Ranocchia, qe deklaron te gjithe dashurine e tij per ngjyrat zikalter.
Mbrojtesi, ne qender te zerave te merkatos verore, ne nje interviste te dhene per “Il Giorno” ka perseritur qellimin e tij per te qendruar gjate ne Milano,
“Rinovimi? Varet nga shoqeria. Kam nje kontrate deri ne 2015 dhe dua te qendroj, jam ketu dhe jam shume mire”, deklaron Andrea. Gjate u fol per nje interesim nga ana e Antonio Contes, qe e donte mbrojtesin ne Torino, mbase ne nje shkembim me Islan.
“Kete vit, si dhe vitin e shkuar apo dy vite me pare, cdo sezon merkatoje thuhet keshtu. Ne fund qendroj gjithmone. Kete vere, duke ndjekur ate qe thuhej, duhej te vishja nje bluze ndryshe cdo jave. Por un nuk kam thene qe dua te largohem, as skuadra nuk me ka thene qe jam ne shitje”.