Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ravezzani del ne krah te Interit: “Ja pse shitja e Icardit eshte nje kryeveper. Ajo qe ka bere Marotta nuk ka cmim.”

Ravezzani del ne krah te Interit: “Ja pse shitja e Icardit eshte nje kryeveper. Ajo qe ka bere Marotta nuk ka cmim.”
Inter Club Staff

Fabio Ravezzani ka komentuar shitjen e Mauro Icardit nga Interi per tek skuadra e Paris Saint Germain.

Zikalterit kane arritur te marrin nga argjentinasi 50 milione euro plus 8 milione euro bonuse (me pak nga sa ishte parashikuar ne klauzole).

Kjo ka ngjallur reagime te shumta nga Itali ku shume eksperte te futbollit jane shprehur kunder Interit per kete lloj marreveshje.

Sipas tyre, Icardi eshte shitur keq dhe nen cmim dhe ky operacion i ka kujtuar tratativa te keqija te se kaluares se Interit.

Por me ne fund, pas nje vit tensioni ndermjet Interit dhe PSG, klubi zikalter ka arritur te shese ish-kapitenin e saj.

Nderkohe, ky ka qene komenti i gazetarit te njohur italian Fabio Ravezzani qe ka dale ne krah te Marottes dhe Ausilios:

“Nese konfirmohet shitja e ICardit per 50 milione plus 8 milione bonuse, eshte nje operacion shume i madh per Interin.”

“Po, e drejte te mendosh se mbase perpara 3 vitesh vlente 110 milione euro, por mos harroni dicka.”

“Asnjehere askush nuk i ka paguar keto para tek Interi dhe as nuk ka tentuar ta beje kete gje.”

“Nderkohe, te shpetosh nga kapricot dhe intervistat destabilizuese te Wanda Nara nuk ka cmim per Interin. Prandaj ky operacion eshte nje kryeveper”, komenton drejtori sportiv i TeleLombardia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.