Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

321 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ravezzani, sa fjale te renda ndaj Contes: “E braktisi Interin ne momentin me te veshtire. Pale cfare do kishte bere sikur…”

Ravezzani, sa fjale te renda ndaj Contes: “E braktisi Interin ne momentin me te veshtire. Pale cfare do kishte bere sikur…”
Inter Club Staff

Me sa duket kalimi i Antonio Contes te skuadra e Tottenham eshte bere nje teme e rendesishme diskutimi ne Itali.

Kete e ka komentuar edhe Fabio Ravezzani, drejtori i Telelombardia i cili ka shkruar fjale teper te renda per ish-teknikun zikalter.

“Pra, Conte perpara tre muajsh i kishte thene jo Tottenham sepse nuk ishte akoma gati per nje skuader te re pas Interit.”

“Pra, Contes po i vinte keq per Interin dhe prandaj e la klubin ne momentin me te veshtire te mundshem duke menduar vetem per vete.”

“Per me shume, e la ne mes te krizes, duke i marre edhe 7 milione euro te tjera per te prishur kontraten qe kerkoi vete ta prishte.”

“Vetem mendoni pak: beri keshtu me nje skuader qe ‘ja ndjente’ sipas tij. Imagjinoni pak cfare do i bente Interit sikur te mos i pelqente si skuader…”

“E verteta eshte se tek Tottenham ai nuk do te gjeje nje ekip me te forte se Interi dhe as nje projekt me te konsoliduar.”

“Gjithcka duket shume e veshtire per tu kuptuar. Por kur lexon me pas qe do te marr 18 milione euro ne 18 muaj… Mbase aty ka disa arsye te mira per te pranuar. Rreth 18 milione arsye.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.