Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ravezzani sulmon Conten: “Me ato qe tha e tregoi veten shume absurd duke hedhur dyshime mbi qellimet e medias.”

Ravezzani sulmon Conten: “Me ato qe tha e tregoi veten shume absurd duke hedhur dyshime mbi qellimet e medias.”
Inter Club Staff

Me sa duket ne horizont kemi nje lufte media-tranjer tek Interi si ne koherat e Jose Mourinhos ku portugezi jepte konferenca per shtyp te cilat ndiqeshin sikur te ishin ndonje reality show me rendesi te vecante. 

Por dje ka qene radha e Contes qe ka folur ashper me gazetaret italian prezent ne konferencen post-ndeshje.

Ai i ka akuzuar ata se po e ngrene Interin ne qiell dhe qellimet e tyre nuk jane aspak te pastra per kete.

Keto kane qene fjalet e Contes diten e djeshme: “Une e di shume mire lojen tuaj. Po na ngrini ne qiell tani sepse doni te na ngulni thiken sapo dicka te mos shkoje mire.”

“Eshte e rendesishme per ju sot qe te thoni se kundershtari i Juventusit eshte Interi dhe eshte e drejte qe doni ta luani keshtu lojen por me mua nuk e luani dot.”

“Ne nuk duhet ti degjojme keto fjale fare, duhet te mbajme kembet ne toke dhe te japim 200% si kemi bere sot. Tifozet duhet te jene te lumtur sepse djemte kane derdhur gjak ne fushe.”

“E kemi mendjen e ndare dhe duam qe te perballemi me cdo kend ashtu si e kemi bere deri me sot. Kete duam ta bejme pa deklarata bombastike apo idiote nga ana jone. Ne do leme te flasin te tjeret, per ne do te flase fusha.”

Por nderkohe, diten e sotme ka ardhur edhe pergjigja e Fabio Ravezzanit, drejtori i TeleLombardia nepermjet Twitter i cili ka dashur ti percjelle nje mesazh Contes. 

“Conte na tha se e njeh lojen tone: duam qe ta ngreme ne qiell sipas tij dhe me pas ti ngulim thiken Interit ne veshtiresine e pare.”

“Por sa absurd e tregoi veten Conte me kete qe tha. Nese Interi sot per sot eshte dy pike siper Juventusit eshte logjike te thuash se Interi po lufton me Juventusin.”

“Keto gjera jane patetike. Media nuk ka ndonje te preferuar ne kete histori, thjesht tregon gjerat ashtu si jane.”

Te jete vertete keshtu si thote Ravezzani? Veshtire. Historia ka treguar te kunderten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.