Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

445 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid-INTER, Inzaghi merr vendimin perfundimtar: “Ja formacioni i zgjedhur: do te mungoje perseri…”

Real Madrid-INTER, Inzaghi merr vendimin perfundimtar: “Ja formacioni i zgjedhur: do te mungoje perseri…”
Inter Club Staff

Real Madrid-Inter rikthehet ne Bernabeu pas 35 viteve: 2 takimet e fundit ne token spanjolle ne fakt jane luajtur ne Sevilla (Champions 1998/99) dhe Valdebebas (sezonin e shkuar).

Me perjashtim te ndeshjeve miqesore, ne Bernabeu nje Real Madrid – Inter nuk luhet qe prej 16 prillit te 1986 (gjysmefinalja e Kupes Uefa).

Ky eshte edhe nje takim shume i kendshem per Interin sepse ne kete stadium, ne Bernabeu, jo kunder Realit, ka fituar edhe Champions League ndaj Bayern.

Atehere perballe ka qene Bayern Munich por kujtimet e bukura nga ky stadium kane mbetur pergjithmone ne memorien e tifozeve te Interit.

TE REJAT E FUNDIT NGA MADRID – Ne krye te La Liga, Merengues vine ne kete ndeshje pas 8 fitoresh radhazi ndermjet kampionatit dhe Champions League.

Humbja e fundit daton ne 3 tetor (1-2 ne transferten e Espanyol). Ancelottit i mjafton nje barazim per te fituar vendin e pare ne grup, por edhe pse perpara eshte derbi me Atleticon, ai veshtire se do te beje turnover.

Me perjashtim te surprizave, dyshimet ne formacion jane tre: Lucas Vazquez ose Carvajal, Asensio Rodygo ose Hazard per te kompletuar treshen e sulmit si dhe Jovic ise Mariano Diaz per te zevendesuar te demtuarin Benzema.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi do te heqe dyshimet e fundit diten e sotme, kur do te shohe edhe nxemjen e fundit te skuadres.

De Vrij per shembull eshte i rekuperuar totalisht, por ai do te mbetet mungesa e madhe e Interit sot sepse nuk do e nise nga minuta e pare.

Keshtu, behet shume e mundshme qe ne fushe te shohim treshen e mbrojtjes qe kemi pare ne Rome me D’Ambrosio, Skriniar dhe Bastoni.

Alternativa eshte te shohim Dimarcon dhe Bastonin ne qender, por ende nuk eshte vendosur per kete. Nderkohe, ne krah Dumfries dhe Perisic do te luajne perseri.

Edhe ne mesin e fushes Inzaghi pritet te besoje perseri te Barella, Brozovic dhe Calhanoglu. Ne rast rotacioni, alternativat nuk mungojne: jane gati Vidal, Vecino, Sensi dhe Gagliardini.

Ne sulm Lautaro e ka kaluar problemin qe kishte dhe do te luaje nga minuta e pare me Edin Dzeko. Nderkohe, Sanchez gati te futet nga pankina.

Correa jashte si Ranocchia, Darmian dhe Satriano qe eshte jashte listes UEFA. Ne listen e te grumbulluarve eshte pare perseri Kolarov.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Cordaz, De Vrij, Cortinovis, Kolarov, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sensi, Sanchez.

PREVIEW R. Madrid-Inter – Lautaro unica novità rispetto all’Olimpico

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Eriksen, Correa, Ranocchia, Darmian.

Arbiter: Brych.

Asistent: Borsch e Lupp.

Arbiter i katert: Schlager.

Var: Fritz (Dankert).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.