Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

235 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real, Casemiro fjale teper te bukura per Interin: “Respekt super i madh per Kampionet e Italise. Mungon Benzema por Real ka…”

Real, Casemiro fjale teper te bukura per Interin: “Respekt super i madh per Kampionet e Italise. Mungon Benzema por Real ka…”
Inter Club Staff

Eshte Casemiro lojtari qe eshte prezantuar nga Real Madrid perkrah Ancelottit per te prezantuar ndeshje ne neserme.

Keto kane qene fjalet e brazilianit perpara ndeshjes me Interin:

Me eksperiencen qe keni si perballesh me nje ndeshje si ajo neser?

“Ne perballemi ne cdo ndeshje me respekt per cdo kundershtar. Interi eshte nje skuader e madhe, ka kampione plot ne skuader dhe eshte vete Kampione e Italise. Luajme vendin e pare me ta dhe do te jete nje ndeshje e veshtire.”

Mund te luash ne cdo ndeshje?

“Eshte nje teme per te cilen flitet shume por prapa ka nje staf teknik qe drejtohet nga Pintus qe vendos cfare behet.”

“Nuk jam nje robot, jam njeri. Eshte e rendesishme te kemi nje skuader te mire. Camavinga dhe Valverde po bejne shume mire. Te luash me Modric dhe Kroos eshte nje privilegj por eshte edhe Isco.”

Eshte nje Madrid shume brazilian…

“Flitet shume per kete por Madridi eshte maksimumi. Ke 18 vjec apo 30, nuk ka rendesi. Eshte klubi me i mire ne bote. Duhet shijuar momenti ketu.”

Cfare i ke thene Vinicius per ta transformuar ne kete lojtar qe eshte bere?

“Pa dyshim, eshte nje privilegj qe e kam si shok skuadre. Eshte ne nje moment te mire. Diferenca shihet te ky Vinicius me ate te sezonit te kaluar. Tani eshte nje lojtar top.”

Mbappe do te vije te Real? Ja keni gjetur vendin ne dhomat e zhveshjes?

“Nuk eshte nje lojtar i yni, eshte e komplikuar te flasim per te. Por eshte nje nga tre me te miret ne bote.”

Cfare do te thote mungesa e Benzema neser? Ku duhet te permiresohet Camavinga?

“Humbasim me te mirin sulmues ne bote, por kemi Mariano dhe Jovic. Ky i fundit nja dy dite me para beri nje mrekulli gol.”

“Per sa i perket Camavinga, eshte i ri dhe ka shume energji. Nuk mund ti veme shume presion sepse eshte 18 vjec. Eshte nje nga ato lojtare ku besojme shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.