
Real-INTER, ja formacioni i mundshem i Contes: “Nje super surprize nga minuta e pare ne sulm!”
Antonio Conte me sa duket do te beje pa Romelu Lukaku ne sfiden shume te rendesishme ne Champions League kunder Real Madrid diten e neserme.
Gjithesesi, per kete sfide, sipas lajmeve te fundit, ai ka rigjetur dy lojtare shume te rendesishem: Milan Skriniar dhe Alexis Sanchez.
Te dy ata me sa duket kane zhvilluar stervitjen me shoket e skuadres sot dhe gjenden ne nje forme relativisht te mire.
Por me sa duket, habia me e madhe do te ndodhe ne sulm, ku Conte do te surprizoje duke hedhur nga minuta e pare Sanchez.
Ai do te luaje ne sulm bashke me Lautaro Martinez nga minuta e pare, duke ulur keshtu ne stol Ivan Perisic.
Nese nuk do te nisej nga minuta e pare ndeshja per kilianin, atehere do te kishte luajtur perseri kroati ne vend te tij pikerisht si ndaj Parmes e me sa duket, ky eshte nje dyshim qe Conte do e marre me vete deri ne momentet e fundit para fillimit e sfides.
Ne mbrojtje rikthehet Danilo D’Ambrosio nga minuta e pare me De Vrij ne qender dhe Alessandro Bastoni ne krahun e majte.
Rikthehet edhe Vidal ne qender te mesfushes, me Achraf Hakimi ne krahun e djathte dhe Ashley Young ne krahun e majte.
Pas sulmuesve, tranjeri i Interit do te besoje nje bluze titullari keshtu per Barella, duke ulur ne stol Eriksen qe ka luajtur tre here titullar ne kater ndeshjet e fundit.