Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

300 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid, cfare po ndodh? Marca zbulon: “Nje tjeter lojtar i madrileneve ka dale pozitiv me Covid19: Zidane tani…”

Real Madrid, cfare po ndodh? Marca zbulon: “Nje tjeter lojtar i madrileneve ka dale pozitiv me Covid19: Zidane tani…”
Inter Club Staff

Nese ne ndeshjen e pare ishte Interi ajo qe vuajti me shume nga mungesat, duke pare se mungoi edhe Lukaku, duket se tashme eshte radha e Real Madrid.

Skuadra e Zidane ka shume probleme si fizike, por edhe per shkak te Covid19, dy faktore qe do te sjellin disa mungesa ne ndeshje ndaj zikalterve.

Keshtu, sipas asaj qe ka lajmeruar pak me pare gazeta shume e njohur spanjolle Marca, Real Madrid ka komunikuar se nje lojtar tjeter merengues eshte infektuar me Covid19.

Behet fjale per Luka Jovic, i cili ka dale pozitiv me virusin pasi eshte rikthyer nga grumbullimi me kombetaren e tij serbe.

Eshte vete Real Madrid ne fakt qe e ka dhene lajmin e para, dhe me pas Marca e ka raportuar menjehere ne sajtin e saj zyrtar.

“Real Madrid komunikon se lojtari yne Luka Jovic ka rezultuar pozitiv me Covid19, pas tamponit te bere te premten ne mengjes.”

Ashtu si nenvizon edhe Marca, ky eshte nje problem i dyfishte per Zinedine Zidane, duke pare se ne sfiden ndaj Villareal dhe Inter, edhe Benzema eshte ne rrezik.

Ky i fundit ka punuar individualisht perseri sepse ka ende probleme fizike. Per momentin, Zidane ka ne dispozicion vetem nje sulmues: Mariano Diaz.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.