Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

349 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid-Inter, flet Inzaghi: “Nuk duhet te harroni dicka per ndeshje ne neserme: Inter vetem nje here ka mundur…”

Real Madrid-Inter, flet Inzaghi: “Nuk duhet te harroni dicka per ndeshje ne neserme: Inter vetem nje here ka mundur…”
Inter Club Staff

Pasi ka futur ne xhep kualifikimin ne 1/8 e Champions League, Inter tashme do te tentoje qe te shkruaje nje histori te bukur ne Europe dhe do te tentoje fitoren ne Santiago Bernabeu.

Kjo gje do te bente qe Inzaghi te fitonte grupin e Champions League dhe te siguronte nje short me te lehte.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Inzaghit pak me pare ne konference per shtyp:

Cfare ndeshje pret neser duke marre parasysh qe Realit i mjafton nje barazim. Po mungesa e Benzema?

“Une mendoj se neser eshte nje ndeshje e rendesishme per neve. Kemi kaluar turin por do te jete e rendesishme sepse duam te bejme nje ndeshje te madhe.”

“Ne ndeshjen e kaluar kemi bere shume mire por nuk mjaftoi. Benzema eshte i rendesishem per ata por ne tranjeret jemi mesuar me keto probleme.”

“Kane Jovic, qe ka bere gol dhe assist ne ndeshjen e fundit.”

Cfare ka ndryshuar per Interin kohet e fundit?

“Une mendoj se jemi njohur me shume. Skuadra po luan me kete modul prej me shume se dy vitesh dhe na duhej pak kohe.”

“Ne fillim te sezonit zhvilluam nje futboll te mire po pa rezultate. Shembull ka qene ndeshja ndaj Real Madrid. Tani kemi disa fitore me shume dhe besim te madh ne aftesite tona.”

Ka ndonje karakteristike te Ancelottit ku shikon veten?

“Karriera e tij flet per te. Perpara ndeshjes se pare kemi folur per futboll, eshte gjithmone nje kenaqesi.”

“Jam i lumtur qe po i ecen mire ne La Liga. Kane shume avantazh nga skuadra e dyte. Flasim per nje njeri tem adh.”

Si jane Martinez dhe De Vrij?

“Nuk do te jene Darmian, Ranocchia, Satriano dhe te cileve i eshte shtuar edhe Correa qe ka pasur nje problem ne Olimpico. Me vjen keq sepse po rritej. Ishte ne nje moment te mire dhe eshte nje humbje e rendesishme.”

“Lautaro nuk ka pasur probleme dhe De Vrij ka edhe nje stervitje per te bere ku do te shohim me mire kushtet e tij.”

Ka pritshmeri te medha neser per te kuptuar edhe nese futbolli italian eshe rikthyer ne nivele te medha.

“Eshte normale qe te kete pritshmeri. Ka ndodhur edhe ne ndeshjen e kaluar. Kemi luajtur ndeshje te madhe. Ketu nuk do te kemi shume tifoze, por Bernabeu te jep motivim. E di qe interistat na kane ndjekur edhe ketu.”

“Do te luajme me personalitet dhe besim. Neser duam te bejme nje ndeshje te madhe.”

Te ka habitur fakti se zevendesuesit i kane zevendesuar shume mire titullaret?

“Une mendoj se krenaria e nje tranjeri eshte kjo. Kur luajne te gjithe dhe luajne mire. Kam profesionista te medhenj ne dispozicion, djem shume serioz.”

Eshte e drejte qe ndeshja e neserme te quhet nje provim?

“Neser do te jete nje ndeshje e madhe. Nuk duhet te harroni dicka per ndeshje ne neserme: Inter vetem nje here ka mundur Real Madrid ketu. Ne po e pergatisim me se miri kete ndeshje, duam te bejme mire.”

Sa e ke frike Vinicus? Eshte me i miri ne bote?

“E njohim, eshte nje lojtar me kualitete te medha. Do te jete nje i vezhguar special, si shume lojtare te tjere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.