Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,221 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid jep driten jeshile per endrren e madhe te merkatos se Interit: “Nese paguani cmimin, ai behet i juaji.”

Real Madrid jep driten jeshile per endrren e madhe te merkatos se Interit: “Nese paguani cmimin, ai behet i juaji.”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi po tregon te gjitha vlerat e tij cdo ndeshje me Borussia Dortmund kete sezon.

Ka qene me te vertete nje sezon i mrekullueshem ky per te e kjo ka bere qe tek ai te hidhen syte e skuadrave me te mira ne Europe.

Per te, edhe Interi ka treguar interes edhe pse dicka e tille eshte mohuar me pas nga agjenti i tij por e verteta eshte komplet ndryshe.

Ai eshte nje nga endrrat e medha te merkatos se Interit me Beppe Marotten qe eshte i gatshem te beje nje cmenduri per nje lojtar qe shihet si i mrekullueshem per rolin qe kerkon Conte.

Mbi lojtarin eshte fuqishem edhe Manchester City dhe vlera e lojtarit sipas Sport eshte rreth 50 milione euro.

Kete operacion e thjshton edhe fakti se lojtari nuk hyn ne planet e Zidane qe beson akoma fort tek nje lojtar si Carvajal.

Borussia Dortmund do te kerkoje zgjatjen e huazimit, por nuk do te jete e thjeshte duke pare se kerkesat per lojtarin jane te shumta.

Por nderkohe qe lista me skuadrat qe e kerkojne ate eshte e gjate, nje nga keto klube eshte terhequr.

Sipas asaj qe tregon Bild, Bayern Munich nuk eshte e interesuar per lojtarin (ne Spanje tregojne se eshte klubi me i interesuar).

Ky pergenjeshtrim normalisht ka bere te lumtur Marotten qe po tenton te kuptoje se sa mundesi ka Interi te futet ne nje tratative per te, por pa e ekzagjeruar me shifrat.”

Interi vazhdon keshtu te enderroje per lojtarin sepse me sa duket fjalet e drejtuesve te Real Madrid kane qene edhe per Interin: “Nese paguani cmimin e percaktuar per te, atehere lojtari eshte i juaji.”

Por nje nga kushtet kryesore eshte qe ai te largohet per cash, jo me lojtare ne shkembim dhe qe normalisht lojtari te pranoje destinacionin Inter dhe Serie A.

Ne kete moment, lojtari po pret qe te sqarohet totalisht me klubin qe zoteron kartonin e tij, Raal Madrid.

Mbase po te ishte nje tranjer tjeter atje dhe jo Zidane, ai do te kishte me siguri nje te ardhme ne kryeqytetin spanjoll.

Por prezenca e francezit ne krye te Merengues eshte nje assist i qarte per klubet qe jane te interesuara per lojtarin e krahut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.