Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Real Madrid me syte nga Derby i Milanos: “Ne fushen e lojes me shume mundesi do te jene…”

Real Madrid me syte nga Derby i Milanos: “Ne fushen e lojes me shume mundesi do te jene…”
Inter Club Staff

Inter-Milan i se shtunes pasdite do te jete edhe nje sfide ndermjet Achraf Hakimi dhe Theo Hernandez.

Te rinj, te talentuar, idhuj te tifozerive respektive, dhe shtylla te palevizshme te Interit dhe te Milanit ne krah.

Te dy ata, ashtu si kujton Tuttosport, jane dy “pendesa te madha” per Realin e Madridit qe mbase i ka shitur shume shpejt.

“Dueli i tyre do te jete nje nga me te rendesishmit e ndeshjes ku do te perballet edhe Antonio Conte dhe Stefano Pioli.”

“Perballe televizionit do te jene me miliona spektatore por edhe Reali i Madridit, qe mbase “do te haje thonjte” per gabimet qe ka bere ne merkato duke pare paraqitjet e tyre deri me tani.”

“Per shembull, shitja e Hakimi eshte shume e fresket dhe ajo ndodhi atehere kur askush nuk e priste sepse Hakimi ne nje kohe jo si kjo e Covid, mbase cmimin do e kishte 80 milione euro.”

“Nderkohe, lojtari i Milanit ka qene nje shitje e rene dakort atehere kur ai nuk luante kurre dhe u transferua ne Milano per te luajtur.”

DESHIRE PER TE TREGUAR SE REALI KA BERE GABIM – “Hakimi dhe Theo Hernandez do te kene nje mundesi te arte per te treguar se Reali dhe Florentino ka gabuar rende me ta.

Ata tashme jane ne nje realitet te ri dhe po e shijojne ne maksimum, duke bere qe Interi dhe Milani ti gezohen investimeve respektive.

Investimi per Hakim nga ana e Marottas dhe Ausilios eshte e nivelit te pare, por impakti qe lojtari ka ne fillim te sezonit te bejne te mendosh se 40 milioen eurot per Realin e Madridit jane perdorur ne menyren me te mire te mundshme.

Por te mos harrojme edhe rrogen prej TOP PLAYER qe ai merr ne Milano: 5 milione euro deri ne 2025.

Ka qene pikerisht lojtari qe i ka munguar Interit dhe Contes vitin e kaluar. Nderkohe qe ai do te luaje te shtunen (nese Covid19 lejon…), Florentino do te jete perballe TV duke vrare mendjen se perse ai u shit. Ose te pakten, perse u lejua te shitej aq pak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.