
Real Madrid ne bisedime me agjentin e Morata. Por mundesite per rinovim sot nuk jane konkrete
Ne Casa Blanca ka akoma optimizem rreth mundesise per te rinovuar kontraten e Alvaro Morata-s. Dirigjenca e Real Madrid ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit, me shpresen per ta mbyllur brenda muajit maj bashke me firmen e lojtarit. I cili, ne fakt, nuk eshte shume i bindur te qendroje, i frenuar per shkak te shume sulmuesve ne ekip dhe me shume pak pritshmeri per vazhdimesi te madhe aktivizimi. Shume jane skuadrat qe jane interesuar per te, midis tyre Interi dhe Napoli, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Arsenal. Pra opsionet per Morata-n nuk mungojne, edhe pse Interi nuk eshte favorite per shkak te mospjesemarrjes ne Champions League. Thirrja nga Higuain, Callejon dhe Albiol, ish shoket e tij, mund te favorizojne Napolin, qe nuk ka nje alternative per Higuain.