Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Recoba habit me deklaraten e tij: “Lautaro? Ja kush eshte kush eshte keshilla ime per te. Te largohet sepse…”

Recoba habit me deklaraten e tij: “Lautaro? Ja kush eshte kush eshte keshilla ime per te. Te largohet sepse…”
Inter Club Staff

Tashme ceshtja Lautaro eshte bere nje diskutim kryesor ne ambjentin e Interit prej javesh.

Nderkohe qe mediat ne Spanje dhe Itali shtyjne fort per nje kalim te tijin ne Spanje, te shumte jane edhe ekspertat e merkatos apo gazetaret e ndryshem qe flasin per te.

Keto zera i ka shtuar me shume ditet e fundit edhe paraqitja e tij teper e dobet ne Kupen e Italise ndaj Napolit.

Por per te, ka ardhur nje deklarate surprize edhe nga nje ish-lojtar shume i dashur per tifozet e Interit i cili ka keshilluar Lautaron per te ardhmen.

Po flasim per Alvaro Recoba qe i ka rezervuar argjentinasit keshillen per te zgjedhur te transferohet te Barcelona.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ne kohen time une preferova te luaja ne Itali me Interin dhe refuzova oferta te rendesishme ne Spanje.”

“Por nese do te me pyeste njeri sot, do te zgjidhja me siguri Spanjen.”

“Kush eshte keshilla ime per Lautaro Martinez? Te zgjedhe transferimin te Barcelona pa hezituar fare.”

“Pse? E thjeshte: Sepse niveli i Barcelones eshte me lart se cdo nivel i skuadrave te tjera europiane.”

Keto kane qene fjalet e El Chino Recoba, ish-yll i Interit per La Oral Deportiva. Ai cuditerisht eshte pro largimit te Lautaros drejt Spanjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.