Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Recoba zbulon: “A e dini qe mund te perfundoja tek Juventusi para Interit? Nderkohe Moratti i tha jo edhe Barcelones.”

Recoba zbulon: “A e dini qe mund te perfundoja tek Juventusi para Interit? Nderkohe Moratti i tha jo edhe Barcelones.”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste direkte ne instagram, ihs-lojtari i Interit, Alvaro Recoba ka folur per te kaluaren e tij si zikalter dhe ka treguar jo pak ngjarje simpatike per karrieren e tij si futbollist. 

Ai nder te tjera ka zbuluar edhe qe ka qene shume afer Juventusit ne nje moment. Keto kane qene fjalet e tij:

JUVE – “Gjashte muaj perpara se te kaloja tek Interi, kisha bere shume mire me Nacional dhe me kerkonte Juventusi. Ne ate kohe isha i pavendosur.”

“Por me pas agjenti im, me tha se kam dy mundesi ne tavoline: ishte Interi dhe ishte Juventusi. Zgjodha zikalterit.”

“Isha nje femije, isha vetem 20 vjec. Nuk e di ku po shkon, nuk e di aspak. Eshte normale qe lojtari e ben vete karrieren dhe fenomenet ne ate moshe nuk e kishin aspak idene se deri ku mund te shkonin.”

“Por kur erdha tek Interi gjeta nje bote komplet tjeter. Une dhe gruaja ime ishim femije. Kam luajtur me Ronaldo, Ibrahimovic, Batistuta, Baggio, Veron, Viero, Zanetti dhe mungojne shume te tjere ne kete liste.”

“Nese do me kishin thene qe do ta besh kete karriere ne nje skuader si Interi per shume vite as nuk do e kisha besuar aspak.”

“Perkundrazi. Cdo gje zgjati edhe me shume nga sa mendova ne fillim dhe cdo gje ishte shume e bukur.”

5 MAJI – “Jane thene shume idiotesira. Gjera te tipit se ne kishim bere favore per kete skuader apo per ate skuader qe te qendronin ne Serie A.”

“Ne shkuam ne Rome: ata luanin per Europen dhe ne per kampionatin. Cdo gje nisi shume mire. Kemi bere gol dhe po luanim shume mire.”

“Pastaj erdhi barazimi dhe shenuam golin e 2-1. Me pas 2-2. Tani eshte e thjeshte te thuash qe topi duhej nxjere jashte.”

“Nje shok mendoi qe ta kthente tek portieri por gaboi dhe u shenua ai gol. A ishte faji i Greskos? Jo, faji i te gjitheve qe ishin ne fushe. Nuk eshte faji i vetem nje lojtari.”

“Une nuk i kam dhene kurre fajin askujt. 3-2 per ata ne ate ndeshje ishte nje goditje e forte. Pastaj nese kthehesh ne kohe dhe shikon gjerat qe kane ndodhur, mbase sot do te kishim disa kampionate me shume…”

MORATTI – “Une kam qene nje djalosh qe me donin te gjithe, jo vetem ai por te gjithe. Nuk shkoja per ta takuar gjiteh diten. Isha nje djale i ri qe shikonte punen e tij, qendronte me gruan.”

“Ai kishte kete pasion dhe une e kam telefonuar 50 here me shume kur u largova nga sa e telefonoja kur isha tek Interi.”

“Tek Interi nuk e kam telefonuar kurre. Kishte nje ndenje nga ana e tij kundrejt meje duke me pare gjithmone si djalin e tij dhe donte te me ndihmonte me cdo gje.”

BARCELONA – “Ne 2001 me duket kishte dale hipoteza se mund te shkoja tek Barcelona. Moratti ishte shume mik me presidentin e Barcelones por i ka thene menjehere jo. Recoba nuk levizte dhe ajo porte u mbyll per dy sekonda. As nuk deshi ta degjonte se sa do te ofronte ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.