Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Record – Joao Mario nje hap drejt largimit nga Interi, ne sulm hidhet nje skuader spanjolle: ja detajet

Record – Joao Mario nje hap drejt largimit nga Interi, ne sulm hidhet nje skuader spanjolle: ja detajet
Inter Club Staff

Ai ngriti nje re pluhuri me deklaratat e tij ne fillim te Boterorit qe tha jo pak fjale jo respektuese ndaj Interit. 

Te shumte jane ata qe mendojne se pikerisht ato deklarata kane ndare perfundimisht rruget e Joao Mario dhe Interit.

Sipas mediave sot, nje nder lojtaret me te sigurt per largimin nga Interi eshte pikerisht Joao Mario.

Mesfushori zikalter, pas gjashte muajve ne huazim tek West Ham ka thene qarte ne publik se nuk deshiron te rikthehet tek Interi dhe ne Milano.

Keshtu, drejtuesit zikalter po tentojne te gjejne nje sistemim per te por pa humbur investimin e bere dhe pa krijuar minusvalenca.

Ne gjurmet e tij eshte prej ditesh skuadra angleze Wolverhampton, por inglezet nuk jane te vetmit qe po ndjekin nga afer zhvillimet rreth Joao Mario.

Ne oret e fundit, sipas gazetes portugeze Record ne sulm per te edhe hedhur ne menyre serioze edhe Real Betis qe eshte shume e interesuar per te siguruar sherbimet e lojtarit dhe po tenton ta binde ate dhe Interin per te pranuar oferten.

Klubi spanjoll vetem pak dite me pare ka zyrtarizuar blerjen e shokut te kombetares se Joao Mario, William Carvalho dhe nepermjet tij do te tentoje qe te binde lojtarin te pranoje kete destinacion.

Nese tratativa e Interit me Wolves nuk do te shkoje ashtu sic duhet, hipoteza Betis eshte shume reale per Joao Mario.

Interi ne kete moment nuk ka ndermend te pranoje asnje oferte me te ulet se 30 milione euro per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.