Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Record ne Portugali zbardh shifrat e shitjes se Joao Mario te Benfica: “Ja cfare ndodhi ne te vertete: Inter nuk…”

Record ne Portugali zbardh shifrat e shitjes se Joao Mario te Benfica: “Ja cfare ndodhi ne te vertete: Inter nuk…”
Inter Club Staff

Me sa duket, diten e sotme, e perditshmja portugeze Record, ka folur per nje operacion merkatoje te ndodhur ne vere.

Behet fjale per Joao Mario, qe eshte larguar perfundimisht nga skuadra e Interit kete vere ne drejtim te Portugalise.

Kjo ka ndodhur pas shume e shume sezonesh ne huazim te lojtarit qe nuk arriti asnjehere te shprehe aftesite e tij ne Serie A.

Keshtu, Record eshte futur ne detajet e marreveshjes dhe ka zbuluar nje fakt teper interesant per kete transferim.

“Me sa duket, Inter nuk ka perfituar asnje cent nga shitja e lojtarit ne Portugali per shkak te frikes se Sportingut te Lisbones.”

“Duke qene se ne kontraten e tij ka pasur nje klauzole qe e ndalonte Interin qe ta shiste ne Portugali te ndonje klub tjeter, Inter vetem per ta hequr qafe lojtarin, ka zgjidhur kontraten me te.”

“Me pas, ai ka shkuar si lojtar i lire te Benfica, ku keta te fundit i kane paguar vete lojtarit 5,5 milione euro.”

“Nderkohe, bie ne sy se si nje nga operacionet me te kushtueshme te historise se Interit, nuk ka lene asnje gjurme ne Milano por eshte larguar pa asnje perfitim nga zikalterit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.