Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,193 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica boom – Inter, merkato mbyllet me Milinkovic? Ja super oferta e Marottas: sakrifikohen dy!

Repubblica boom – Inter, merkato mbyllet me Milinkovic? Ja super oferta e Marottas: sakrifikohen dy!
Inter Club Staff

Milano-Firenze-Roma. Nje tratative me tre linja qe fsheh jo pak nderthurje ne kete merkato dhe qe mund te vere keshtu ne jete nje sere operacionesh te finalizuara ne momentet e fundit te merkatos. Me sakte, pikerisht ne ditet e fundit.

SULMUESI I FIORENTINES – Sot ne darke kunder Napolit, Vincenzo Montella mund te hedhe nga minuta e pare Boateng si ‘sulmues te fshehur”, sepse Viola ka nevoje per nje sulmues dhe nuk ka askend ne skuader per ti besuar nje bluze titullari.

Keshtu zgjedhja mund te jete pikerisht duke hedhur ish-futbollistin e Barcelones. Ja qe pikerisht ketu zbret ne fushe emri i pare, ai i Fernando Llorente, sulmues ish-Tottenham i cili eshte i lire ne kete merkato dhe mund te vije me parameter zero edhe pse lojtari kerkohet edhe nga zikalterit por edhe nga Napoli.

Interi do i hapte rruge Fiorentines per Llorente per te arritur tek nje lojtar i saj.

MBROJTESI I KRAHUT – Por kujdes, jo me kot e nisem me Fiorentinen kete artikull – tregon La Repubblica – sepse zikalterit kane nje prezence shume te madhe ne shtepine viole ku interesi per Cristiano Biraghi eshte konstant dhe java e ardhshme mund te rezultoje si e duhura per goditjen finale (ne pjate eshte shkembimi me Dalbert). Pasi te kete mbaruar pune ne Firenze, zikalterit do te zbresin edhe pak me poshte.

GODITJA E MADHE – Keshtu, duke ecur per ne jug te Italise, Interi do te vazhdoje kontaktet ne shtepine e Lazios per Milinkovic-Savic qe per hir te vertetes kohet e fundit kane qene te shpeshta.

Nuk eshte e habitshme nese Interi merkaton e saj do e mbylle me nje goditje te madhe te orkestruar nga Beppe Marotta. Interi vazhdon qe te punoje pa shume zhurme per te arritur tek gjigandi serb dhe per te arritur tek ai, Interi eshte gati te sakrifikoje dy lojtare qe ka aktualisht ne skuader.

Super oferta e Interit do te perbehej nga kartoni i Matteo Politano dhe Roberto Gagliardini dhe nje shifer e madhe ekonomike. Ky pritet te jete jete celesi i tratatives sepse Lazio keto dy lojtare do i priste me krahet hapur duke pare qe jane ende nje skuader e pa kompletuar ne disa reparte. Jo me kot gjithcka e nisem nga Firence, sepse Interi ka nje prioritet qe quhet mbrojtes krahu.

Me pas, nese qershia mbi torte per Conten do te vije, ai do te jete mesfushori i Lazios. Kush nuk do e donte nje si ai ne skuader?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.