Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica – E pabesueshme, por Marotta ka bindur Dybala: ja detajet! Tani deshton edhe Lukaku-Juve?

Repubblica – E pabesueshme, por Marotta ka bindur Dybala: ja detajet! Tani deshton edhe Lukaku-Juve?
Inter Club Staff

Inter dhe Juve me sa duket kane vendosur qe pervec merkatos se tyre ti fusin shkopin ne rrota ne merkato edhe njera-tjetres. 

Nje lufte totalisht e hapur e dy skuadrave kete sezon brenda fushe por me se shumti edhe jashte saj duke pare se sezoni fillon per pak.

Pasi Juventusi eshte futur ne mes te Interit dhe Lukaku per kete te fundit dhe pasi ata kane ofruar Dybala per shkembimin me belgun, ka ardhur menjehere kunderpergjigja e Interit.

Sipas asaj qe lexohet ne edicionin online te La Repubblica, Marotta ka folur me Dybala dhe me sa duket e ka bindur ate per nje transferim tek Interi duke i mbushur mendjen te mos pranoje United.

“Dybala i ka thene po Interit dhe i ka hapur rruge perfundimisht nje transferimi ne Milano. Tashme ky eshte kapitulli i ri i sfidave ndermjet drejtorit te pergjithshem te Interit, Giuseppe Marotta dhe drejtorit sportiv te Juventusit, Fabio Paratici.”

“Objektivi interist eshte qe te riaktivizohet shkembimi ndermjet la Joya dhe Icardit, nje zgjidhje qe Marotta kishte folur me pare edhe vete me Agnellin.”

“Keshtu, nderhyrja e Marottes per Dybala do te kete shume efekte anesore sepse keshtu ai me nje levizje do te bente qe te deshtonte shkembimi Lukaku-Dybala, por do te realizonte edhe nje shkembim Dybala-Icardi duke larguar kete te fundit qe deri me tani nuk ka pasur merkato.”

“Nderkohe, ne diten e enjte, Paulo Dybala ka mberritur ne Torino dhe ne ditet e ardhshme do te takohet me Maurizio Sarrin.”

“Shpresa e Dybala eshte qe qendroje ne Serie A dhe nuk ka asnje deshire te shkoje ne Premier League. Per kete arsye eshte rikthyer me shpejt nga pushimet sepse fillimisht rikthimi ishte i parashikuar ne daten 5 gusht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.