Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica – Inter, ne San Siro eshte rikthyer ‘Bepi tromba’: ja kush eshte Giuseppe Ricciardi

Repubblica – Inter, ne San Siro eshte rikthyer ‘Bepi tromba’: ja kush eshte Giuseppe Ricciardi
Inter Club Staff

Sot do ju tregojme nje histori teper te bukur per rikthimin e nje njeriu teper te vecante ne Meazza pas shume vitesh. 

Per kete gje ka shkruar e perditshmja italiane ‘La Repubblica’ dhe ka te beje me nje njeri dhe me nje trombe. Ose me sakte, me nje trombist. Natyrisht qe tifoz zikalter.

I kapur nga telekamerat gjate intervalit te Inter-Cagliari, Giuseppe Ricciardi ka bere xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve te ndryshme: trombieri zikalter eshte rikthyer me ne fund ne Meazza.

La Repubblica shkruan sot duke e prezantuar akoma me mire per publikun e gjere:

“Menjehere e ka gati karkimin per ushtaret, dorezat e bardha sic e do zanati, syte e vendosur, i gatshem per te bere zhurme, pikerisht kur Interi sulmon.”

“Por jo vetem aq, jo vetem neper sulmet e Interit, edhe ne faza te tjera te lojes ai e ka gati. Por melodia e golit eshte e preferuara e stadiumit dhe ai e perserit ate kater here te marten, po aq here sa shenoi edhe Interi. Te shumte jane ata qe e kane degjuar edhe ne televizion.”

Image result for giuseppe ricciardi tromba  inter

“Me te vjetrit thone ‘na ishte njehere nje njeri qe i binte trombes ne stadium’. Pa pushoni pak. Kush tha na ishte njehere? Eshte akoma, eshte rikthyer.”

“Ne San Siro, nga nje ide e Francesco Toldos, pergjegjes i Inter Forever, ai eshte rikthyer.”

“Trombisti zikalter quhet Fiuseppe Ricciardi, i datelindjes 1948. Interist “perpara se te lindte” thote ai, ka debutuar ne stadium ne nje Inter-Juventus te fituar nga zikalterit 3-1 me 18 dhjetor 1960.

Nje pasion i lindur per ti rene trombes trombes pikerisht ne San Siro, sepse ne kohet e Herreres, ketij instrumenti epik i biente Rinaldo Bianchini sa here qe Grande Inter niste nje sulm.

Disa thone se ka qene nje deshire e vete Herreres kjo qe te motivonte lojtaret e tij: “E degjoja cdo te diele, pa degjuar ate nuk do te me kishte shkuar kurre mendja ti bija ne stadium, ashtu sic bera nga 1968 deri me 1989”, tregon Ricciardi, i cili perfeksionoi pasionin e tij ne akademine e Bersaglieri dhe madje ka nje talent mjaft te madh ne imitimin e dialekteve.

Ne fakt Toldo u be shok i tij qe prej kohes kur ishte lojtar, duke pare se Ricciardi e ngacmonte duke i kopjuar theksin nga Veneto dhe per Toldon ai ka qene gjithmone “Bepi Trombisti”.

Tromba qe bie ne momentin e nje aksioni eshte nje menyre romantike per te bere tifozllik – vazhdon La Repubblica – dhe rikthimi zyrtar i Bepit, qe nderkohe ka bere edhe prova me stadiumin bosh perpara Inter-Cagliari, eshte programuar per Inter-Juventus ne date 29.

Aty do te kete nje ceremoni nderimi per La Grande Inter dhe ai do te jete ne mesin e fushes duke i rene trombes per te shenuar fillimin e nje beteje tjeter per Interin aq shume te dashur per te.

Me pas do te spostohet ne shkallet e stadiumit. Pikerisht sic bente edhe ai qe punonte ne hekurudhe, Oreste Bolmida, mitiku trombist i Filadelfias se Grande Torinos. Ne ate kohe shkohej ne stadium edhe per ti rene trombes, sepse bashke me renien e saj ne stadium uleritej edhe “Italiaaaaa”. Por me pas, kohe pas kohe kjo figure u venit, edhe per shkak te rregulloreve ne vitet e fundit qe i kishin hequr deshiren edhe trombistit historik Italo Nicoletti te Udineses te cilit nuk ja lejonin me ta merte me vete ne stadium tromben duke e quajtur nje objekt te rrezikshem.

Mendoni pak. Por tashme tromba eshte rikthyer dhe eshte ajo e Bepi zikalterit e ne San Siro do te hyje qe cke me ate pune. Jo per gje, por mos guxoni ta ndalni, ka nje ushtri me tifoze zikalter nga pas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.