La Repubblica – Conte ka nje dileme shume te madhe per ndeshjen e sotme
Interi sot ne oren 18:00 do te perballet me Sampdorian ne transferte dhe kjo per zikalterit do te jete ndeshja e gjashte ne Serie A.
Por edhe pse Sampdoria gjendet ne vendin e fundit, nuk parashikohet aspak nje ndeshje e lehte per Interin.
Fusha ne Genova eshte gjithmone e veshtire per cdo skuader qe luan atje, por me te komplikuar kete ndeshje e ben uria e vendasve per pike sepse nisja ka qene shume larg pritshmerive.
Nderkohe Conte me skuaderen e tij nuk deshirojne qe ti ndahen fitoreve dhe deshirojne me force qe te fitojne per te mos e humbur vendin e pare ne prag te ndeshjes me Juventusin.
Per kete gje ka folur sot La Repubblica e cila tregon se Conte ka nje dyshim te forte per sa i perket ndeshjes se sotme.
“Conte deshiron te fitoje me cdo kusht. Kjo per shume arsye: per te mos u ndalur ne rrugetimin qe ka nisur por ndeshjen me Juventusin ai do ta luaje duke qene i pari.”
“Por per tekniku zikalter ka nje dyshim: Romelu Lukaku. A do te jete titullar sot ndaj Sampdorias apo do te ulet ne pankine per nje ndeshje pushim duke pare se perpara eshte Barcelona dhe Juventusi?”
“Kjo eshte dilema me e madhe qe ai ka per ndeshjen e Marassit. Nderkohe qe Conte mendohet, Martinez dhe Politano po shpresojne per nje vend titullari.”
Por e perditshmja italiane nuk harron as Sanchez: “Nese Lukaku do te rrije pushim per Barcelonen, sot do te jete me siguri radha e tij nga minuta e pare.”