Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

1,687 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica – Marotta po punon fuqishem per goditjen e trefishte qe do bente tifozet te cmendeshin nga gezimi

Repubblica – Marotta po punon fuqishem per goditjen e trefishte qe do bente tifozet te cmendeshin nga gezimi
Inter Club Staff

Interigat e merkatos ndermjet skuadrave angleze dhe ato italiane kane qene sot protagoniste ne shkrimin e gjate te Repubblica qe kishte ne shenjester gjendjen aktuale te Paulo Dybala. 

Argjentinasi eshte ne listen e shitjeve te Juventusit dhe ai mund te kishte qene pikerisht lojtari i shkembimit per Lukaku tek Juventusi por ai e ka refuzuar Manchester United dhe ky operacion deshtoi me Lukakun qe ne kete moment eshte shume afer Interit.

“Ceshtja Dybala i ka hapur jo pak probleme Juventusit qe mendoi se beri oferten perfekte per te bere nje lojtar te sajin Romelu Lukaku.”

“Nuk dihet nese me qellim apo pa qellim, Dybala i beri ato kerkesa te frikshme United, por ishin pikerisht ato kerkesa qe bene qe operacioni Juve-United te deshtonte.”

“Ne kete moment per Dybala eshte Tottenham dhe mendohet se Juventusi ja ka ofruar vete skuadres angleze lojtarin madje edhe me nje cmim me te ulet: 60 milione euro.”

“Edhe ne kte rast mbeten nje problem teper i madh rroga qe kerkon lojtari (10 milione) plus komisionet per agjentin (diku tek 15 milione euro).”

“Kurse per Lukaku nuk ka me asnje shans per te shkuar tek Juventusi: ai eshte ne Bruksel, Interi ndodhet ne Londer dhe ne Manchester ku po zhvillohen tratativa teper te nxehta e keto ore jane teper te rendesishme nga cdo aspekt.”

“Ne Manchester mund te perfundoje edhe Mandzukic, priten te reja edhe nga ky drejtim e kesaj radhe do te jete pikerisht Juventusi mbase skuadra qe do te zhbllokoje Lukaku tek Interi edhe pse pa dashje.”

Interi nderkohe mbetet ne gare per tre objektiva qe sipas gazetes te perditshmje italiane La Repubblica do te benin qe tifozet e Interit te shperthenin ne ekstaze:

“Interi eshte shume e bindur tek aftesite e veta ne kete merkato. Ata madje ishin shume te qete edhe kur Juventusi u hodh ne gare per Lukaku a thua se e dinin qe Dybala do e refuzonte United (apo e dinin?).”

“Ne kete moment skuadra e Interit ka sulmin me te pa kompletuar ne Serie A por shume shpejt mund te kene nje nga sulmet me te frikshme ne Europe: treshja e endrrave per momentin eshte Lukaku-Dzeko-Dybala.”

“Lukaku eshte nje hap larg, Dzeko do te zhbllokohet keto dite dhe Dybala mund te vije ne Milano e ne drejtim te kundert tek Juventusi mund te shkoje Mauro Icardi.”

“Po tifozet e Interit a jane gati per kete treshe? Do te ishte nje cmenduri per ata nese vertete Interi e mbyllte me sukses kete kryeveper.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane. Ne fakt ka dite qe perfliten keto levizje si te mundshme tek Interi, por nese Lukaku eshte afer dhe Dzeko mendohet se ne fund do te perfundoje tek Interi, per Dybala-Icardi eshte shume e veshtire duke pare luften e nxehte te Interit dhe Juves ne merkato dhe jo vetem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.