Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica – Modric, sot nuk ka vetem nje takim por dy: ja detajet!

Repubblica – Modric, sot nuk ka vetem nje takim por dy: ja detajet!
Inter Club Staff

Tratativa Modric pritet qe te gjallerohet me shume se kurre ne oret ne vazhdim pikerisht prej axhendes se sotme te Luka Modric. 

Ai pritet te takoje sot presidentin e Real Madrid, Florentino Perez (tashme e konfirmuar nga te gjitha mediat me te medha) por nuk dihet ende orari i takimit.

Gjithesesi, sipas asaj qe tregon La Repubblica, e perditshmja italiane, Interi vetem po pret ne kete moment: “Interi sot do te shkoje ne shtepine e futbollistit kroat. Pikerisht sot, ne diten ku ai do te takoje Florentino Perez. Sot vendoset nese zikalterit do te fillojne tratativen apo jo. Dje pas stervitjes, drejtuesit madrilen e kane lajmeruar Modric se presidenti Perez do e prese ne nje takim diten e neserme.”

Takimi do te behet vetem ndermjet atyre te dyve, pa agjente. Ky eshte takimi i pare qe do te zhvillohet.

Po, sepse ka dy takime sot ne axhende per Luka Modric. Prandaj dita e sotshme eshte me e rendesihmja nga te gjitha.

Duket se takimi i dyte do te jete prezent drejtori teknik, Jose Angel Sanchez, numri dy i madrileneve dhe krahu i djathte i Florentino Perez tek Real. Ai do te takohet me Modric dhe agjentet.

Kete zbulon sot e perditshmja italiane La Repubblica, e cila vazhdon edhe me tej:

“Modric eshte i bindur qe koha e tij ka mbaruar tek Real Madrid. E shikon si te kote qellimin e Real per ti zgjatur kontraten. Deshiron te lirohet perfundimisht.”

“Interi esht totalisht ne pritje. Po pret lajme per te nisur tratativen me Real sepse dakordesine per kontraten me Modric e ka arritur me kohe.”

“Dje u perfol se Reali ka derguar agjentet e saj ne Itali pikerisht per te folur per Icardin me Interin, por ky ishte nje lajm i pavertete. Kapiteni i Interit nuk leviz.”

“Ne kete moment qellimi i Real eshte te mbaje Modric por po shikon edhe per zevendesues ndersa Interi po pret qe Modric te beje levizjen perfundimtare per tu hedhur ne nje sulm te vertete.”

“Por lajmi ne kete moment eshte qe ne axhende jane dy takime e me shume mundesi, pasi Modric do te vendose me Florentino Perez se cfare do te beje, ne takimin e dyte do te diskutoje ose largimin nga Reali dhe kushtet e largimit ose rinovimin e kontrates. Populli zikalter shpreson tek mundesia e pare…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.