Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,174 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica – Mos i besoni te gjitha per Sanchez-Inter, sepse ka nje sekret te vogel!

Repubblica – Mos i besoni te gjitha per Sanchez-Inter, sepse ka nje sekret te vogel!
Inter Club Staff

Ceshtje nxitimi dhe durimi, sepse tashme gjithcka duket e mbyllur me detajet qe jane vendosur nga palet. 

Interi nga ana e saj e ka me nxitim per sa i perket Sanchez, por Manchester United duket se deshiron ta marre me me avash te gjithe kete histori.

Kete kete gje ka shkruar sot media e perditshme italiane, La Repubblica e cila bashkohet me shumice e mediave sportive italiane dhe tregon se si “transferimi i Sanchez tek Interi tashme eshte i sigurt”, por fton tifozet te mos i besojne te gjitha ne kete histori.

Kjo per shkak se sipas tyre, ne te gjithe kete histori ‘terhiq dhe mos e keput’ ndermjet Interit dhe Manchester United ka nje sekret te vogel.

“Te gjithe e pame dje foton e drejtuesve te Interit ne Botinero, Milano. Eshte restoranti i Interit ai dhe ishin te gjithe, qe tek stafi drejtues i larte e deri tek stafi drejtues teknik.”

“Ishte ndonje fytyre e vrenjtur? Dukej sikur kishte ndonje problem tek Interi? Ne pamje te pare jo. Dhe mos mendoni se nje klub si Interi nese do te kishte komplikacione ne nje tratative kaq te rendesishme sa ajo per Sanchez do te postonte ate foto ne rrjete sociale.”

“Ajo foto dukej sikur skishte lidhje me asgje dje por ne te vertete ajo foto ka lidhje me gjithcka dhe tregon se ambjenti tek Interi eshte shume i qete dhe nuk ka asnje problem per momentin.”

“Tashme Sanchez-Inter eshte thjesht nje ceshtje kohe. Ka disa dite qe thuhet “dita e neserme mund te jete e duhura”, por me te vertete qe nje e neserme nga ditet ne vazhdim do te jete e duhura sepse kjo histori nuk do te vazhdoje pa fund. United deshiron te heqe nje barre te quajtur Alexis dhe Interi deshiron ta ringjalle ate. Tashme gjithcka eshte e vendosur. Te vetmit te paduruar ne kete mes jane tifozet e Interit dhe tranjeri zikalter Conte qe e deshiron nje ore me pare ne skuader.”

“Per momentin i vetmi problem ne shtepine e Interit quhet Mauro Icardi dhe eshte nje lojtar i Interit, jo nje lojtar i ardhshem i Interit.”

“Keshtu, sekreti i vogel eshte qe Alexis Sanchez eshte blerja e ardhshme e Interit. Nese do te ndodhe sot, neser apo pas ndeshjes se pare, kjo eshte dicka e parendesishme. E rendesishmja ne kete histori eshte qe ai te vihet ne urdhrat e Contes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.