Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica – Po lind Indo-Inter. Jo vetem Nainggolan, ja te gjithe emrat e merkatos!

Repubblica – Po lind Indo-Inter. Jo vetem Nainggolan, ja te gjithe emrat e merkatos!
Inter Club Staff

Parate e Thohir direkt per merkaton. Qellimi eshte qe merkato zikalter tani te mare jete, dhe ti japi grinte Interit per te mbyllur objektivat e saj.

Me hyrjen ne klub me 40% te aksioneve te manjatit Indonezian nga Giacarta, pritet te revoluconarizohen te gjitha tratativat ne Itali: Duke filluar nga Nainngolan, mesfushori me origjine indoneziane qe Thohir deshiron (edhe) sepse eshte me kombesi te njejte si ai.

Pra keshtu Interi behet gati te kaloje oferten Romaniste (Sabatini do te dergonte tek Cellino Gilardinon). Por jo vetem Nainggolan tek Interi, sepse nese pak me pare do duhej te shitej nje emer i madh per blerje (mund te shitej Handanovic, Guarin, etj), tani eshte prioritet jo te shitet, por te perforcohet ekipi. Tratativat jane avancuar goxha me Manchester City-n per Kolarov: Anglezet duan 10-12 milion per Serbin, aq sa ju kerkuan edhe Juves qe e donte vetem ne huazim ate. Nderkohe pikerisht nga Torino mund te vije Isla, i cili eshte shume afer, dhe ka vetem 1,5 milion euro diference per gjysmen e kartonit ne pronesi te Juventusit. Dhe me pas, ceshtja Belfodil-Cassano e cila tashme pothuajse eshte vendosur, dhe do te mendohet edhe per mbrojtjen: Ne weekend do te kete takim me agjentin e Dragovic nga Bazeli, kosto e operacionit 7-8 milion euro. Indo-Interi i ri po lind…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.