Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,429 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ricky, i lumtur qe isha gabim.

Ricky, i lumtur qe isha gabim.
Ardis
  • On 07/11/2013, 11:06

Dua te flas per te, per nje lojtar qe ka ditur te tregoje karakterin e tij dhe te gjithe e kane pare, duke me perfshire edhe mua, qe gaboheshim per te. Dy sezonet e para te Alvarez me bluzen zikalter kane qene nje fatkeqesi nese e krahasonim me pritshmerite. Ne fushe e shikonim te pasigurte, i dobet dhe i frikesuar. Llogjika ishte e thjeshte: eshte 23 vjec nuk eshte me nje djalosh i vogel dhe nese nuk do te shperthente tani nuk do ta bente kurre. Shume kerkonin shitjen e tij te pashmangshme duke e konsideruar si nje gje shtese te paperdorshme sesa nje resurs. Ve bast qe edhe tifozet me optimiste nuk e kishin parashikuar nje shperthim kaq te zhurshme dhe te rendesishme. Nderkohe sot jemi ketu duke admiruar nje lojtar plotesisht ndryshe: dinamik, i shpejt, shume i dashur, me grinte dhe deciziv. NDONJEHERE DUKE E PARE TE LUAJE NUK ME BESOHET AKOMA, ME VJEN NDERMEND SE MBASE KAM PASUR FATIN E KEQ TE SHIKOJ VELLAIN BINJAK TE MANGET TE RICKY-it.

Me rritjen e tij kane arritur sinjalizimet e rendesishme, pafundesisht dribling, progresioni, golat. Ne kete sezon Ricky ka shenuar 4 gola kunder 6 golave per te gjithe vitin e kaluar dhe 2 golave per dy vite me pare. Por gjeja qe me ka habitur, rinovimi i urtesise se tij. E shikoj duke e admiruar kur e shoh qe eshte aktivizuar nga Walter Mazzarri ne brendesi te mesfushes i gatshem te rekuperoje topa dhe, me qartesi, te rifilloje monovren sulmuese te skuadres. Ne mendje, pervec lojrave me kualitet, kam akoma topin e vjedhur nga Chiellini dhe pasimin e sakte tek Icardi ku edhe shenoi golin ky i fundit kunder Juventusit ne San Siro. Personalisht nuk mund ti kerkoj ndjese Ricky-it, sepse kur e kritikoja e kam bere sepse performancat e tij nuk ishin te denja per nje skuader te rendesishme si Interi. Nuk ka justifikime, por pranoj se ishte nje gjykim i gabuar dhe mungese largpamesie. Shpesh nuk duhet te ndalosh te impakti i pare (edhe pse 2 vite jane nje periudhe e mire per te gjykuar…) dhe eshte e nevojshme te shkosh pertej emocioneve te momentit. Mund te them me nje qetesi ekstreme qe kam gabuar dhe te them sot se Alvarez eshte nje lojtar i denje per kete bluze, perkundrazi nje lojtar i rendesishem per kete skuader.

Filippo Tramontana

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.