Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 11, 2020

Scroll to top

Top

244 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sherr ndermjet Lotito dhe Marotta: ja arsyet e perplasjes

Sherr ndermjet Lotito dhe Marotta: ja arsyet e perplasjes
Inter Club Staff

Eshte ndezur akoma me fort debati per Serie A dhe per rifillimin e kampionatit kete sezon.

Zhgenjimi i gjithe klubeve te futbollit ne keto dite eshte i kuptueshem dhe vihet re edhe ne deklaratat e tyre publike.

Shume punonjes te kesaj industrie kane filluar te tregojne hapur pakenaqesine e tyre dhe ka nga ata edhe qe thone me ze te larte se futbollistet kane dale te penalizuar dhe diskriminuar.

Il Messaggero ka treguar me detaje zhvenjimin ne keshillin informues diten e djeshme. Per te pergatitur lojtaret per rifillimin do te duhen 4 jave dhe per momentin nuk ka nje date te sakte per stervitjet.

“Dje ne shtepine e Lazios ka folur edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, qe ka sulmuar ne nje fare menyre edhe Interin dhe Marotten duke thene se Interi duhet te marre nje pozicion ne kete histori.

Sipas tij, vullneti i Interit dhe i Juventusit eshte qe te mos rifilloje me ky kampionat. Nder te tjera, Juventusi as nuk i ka therritur ende lojtaret e saj ne baze. Nje tregues ky i deshires se vogel per te rifilluar nga ana e tyre.

Interi nderkohe, ne menyre jo zyrtare ka komunikuar se do te ishin dakort qe Serie A te mos rifillonte.

E nga ketu lind perplasja e madhe e Lotitos me Marotten: “Ajo qe ka dal ne pah nga ambjenti i Lazios eshte se Marotta po manovron ne menyre te rendesishme per te frenuar Serie A.”

“Kete gje po ben edhe Juventusi, duke vonuar ardhjen e lojtareve te huaj e duke derguar keshtu nje mesazh per te mos rifilluar.”

“Nga ketu lindin deklaratat e Tares dhe Lotito i ka thene Marottes gjithashtu se ‘po ben lojen e Juventusit’, por ne te vertete Marotta po mbron thjesht interesat e klubit te tij ne gjithe kete histori.”

“Ka qene nje diskutim me tone te larta ky i dy nga drejtuesve me te rendesishem te futbollit italian. Por duke pare se Lotito ka shpresa per te fituar kampionatin, zor se do te mbaroje tani afer ky ‘sherr’ i tij…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.