Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,714 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rihapet merkato dhe rihapet ceshtja Guarin. Kontakte te dendura mes shoqeruesve dhe Ausilios, tani thashethemet…

Rihapet merkato dhe rihapet ceshtja Guarin. Kontakte te dendura mes shoqeruesve dhe Ausilios, tani thashethemet…
Bujar Berishaj

Ashtu sic ndodh ne cdo merkato, ne shtepine e Inter po rinis ceshtja Guarin.

Ndryshojne trajneret, por kolumbiani mbetet gjithmone ne qender te merkatos ne dalje. Sepse klubi zikalter ka nevoje per cash (te pakten per nje blerje) dhe nen fokusin e ish-lotjarit te Portos, qe te jep ndjesine se do rinis nga fillimi, por, qe nuk ka vazhdimesi te pakten per as edhe nje ndeshje.

FAKTORI MANCIO – Raporti me Mazzarrin nuk ishte aq i mire. I shkarikuar ne janarin e kaluar ne kembim per nje sulmues, ne kete rast Vucinic. Nje rinovim i fasades dhe perseri ne merkaton e daljes ne veren e kaluar kur Valencia kishte provuar ne momentet e fundit. Jo. Kjo ka qene pergjigja e Ausilios, pa cash. Dhe ne nje sezon te ri ku duhej ta niste nga zero. Por marredhenia me Mazzarrin ka zgjatur pak kete vit, me shume ne pankine se ne fushe (me idene e cuditshme per ta pasur si nje sulmues). Tani Mancini mund te ndryshoj cdo gje. Raporti me teknikun nga Iesi eshte i mire. Guaro po luan me vazhdimesi, por, pa paguar besimin e teknikut, qe e kishte dashur ne koherat kur ishte tek City per rolin e medianos. Dhe keshtu zera te ri qe vrapojne per dimrin, ne pritje, ndoshta te ofertes se duhur.

KONTAKTET VAZHDOJNE – Sipas asaj qe i rezulton FcInterNews, bisedimet mes Ausilios dhe shoqeruesve te Guarin po vazhdojne, te dendura ne kete periudhe. Por vullneti i kolumbianit nuk eshte qe te ndryshoj ambient. Nuk merren parasysh thashethemet e merkatos, ofertat dhe interesimet. Te pakten deri tani, sepse situata eshte ne zhvillim dhe ne shtepine e Inter me nje oferte interesante, mund te vij ok per lamtumiren e kolumbianit. Nje zgjidhje qe do te ndryshonte, shume, kartat ne tavoline.

LIVERPOOL DHE TE TJERAT – Pas United ne vere, tani eshte radha e Liverpool sa i perket Guarin. Reds do te jene te interesuar per kolumbianin, por, tani per tani filtrohen disa mohime te thata te anglezve sa i perket faktit qe klubi nga Liverpool ka hetuar terrenin per lojtarin. I njejti tregim edhe per ekipet tjera evropiane, pak ose me shume prestigjioze, nga Liga dhe Bundesiga per lojtarin, qe tani ne mendje ka vetem Interin.

Guarin keshtu zgjedh Interin, me keta te fundit qe presin nje oferte dhe mund te nderrojne mendje. Me pak fjale, nje film qe e kemi pare edhe me pare. Shoqeruesit dhe Ausilio jane ne kontakt te ngusht. Me mundesine qe kolumbiani ti bej gati valixhet per te kushedisaten here, pasi ka shperdoruar kaq shume mundesi, gjithmone nje hap larg lamtumires.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags