Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rikthehet Serie A, por rikthehet edhe Interi: “Ja formacioni i mundshem Inter-Torino: Conte ben ndryshime rrenjesore ne mbrojtje?”

Rikthehet Serie A, por rikthehet edhe Interi: “Ja formacioni i mundshem Inter-Torino: Conte ben ndryshime rrenjesore ne mbrojtje?”
Inter Club Staff

Interi perqafon lojtaret e kombetareve dhe ka filluar te pergatise ndeshjen ne shtepi ndaj Torinos, qe eshte ne program diten e diele ne oren 15:00 ne San Siro.

Skuadra e Antonio Contes deshiron te rikthehet tek fitorja, pas pothuajse nje muaji pa fitore: e fundit daton ne 24 tetor, ku Interi fitoi 2-0 ne Marassi kunder Genoas.

Me pas kane ardhur barazimet me Shakhtar Donetsk, Parma, Atalanta dhe humbja ndaj Real Madrid ne transferte.

Sky Sport zbulon edhe te rejat e fundit per sa i perket formacionit te Interit qe tekniku Conte po mendon te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Keshtu, Conte nuk mund te mos e marre parasysh edhe gjendjen e lojtareve dhe formen qe ata kane kaluar ne kombetare

Mbi te gjitha, Barella dhe Vidal kane qene protagonsite te rendesishem me kombetaret e tyre, ku kane bere ndeshje te shkelqyera.

Te dy ata do te luajne nga minuta e pare e po ashtu edhe Gagliardini, qe Conte e vlereson shume per fizikun e tij.

Mesfushori italian rikthehet ne formacion pas dy pankinave radhezi ndaj Real Madrid dhe Atalantes. Nderkohe, asnje shans per nga minuta e pare per Radja Nainggolan, qe do e nise perseri nga pankina.

Do te perjashtohet perseri nga minuta e pare edhe Christian Eriksen, pavarsisht se paraqitjet e tij vazhdojne te jene shume te mira me Danimarken.

Edhe deklaratat e Lukaku nuk do te ndihmojne. “Shoket duan ta ndihmojne qe te integrohet sa me shpejt dhe te tregoje kualitetet e tij”, ka thene sot Sky Sport.

“Balotazh nderkohe ne te majte, me Young dhe Perisic ne gare per nje fanelle titullari.”

“Ne kete moment qe po flasim, favorit eshte anglezi qe mund ta nise nga minuta e pare. Nderkohe, ne te djathte rikthehet Hakimi qe gjithashtu ka bere shume mire me Marokun e tij.”

haki

“Ne mbrojtje njeri ndermjet Skriniar dhe Bastoni do te pushoje: prite nje pankine per sllovakun, qe vjen nga shume minuta me kombetaren.”

“Nderkohe, vazhdon puna e Stefano Sensi: grumbullimi i tij eshte ne rrezik te larte. Mesfushori ish-Sassuolo nuk eshte rikthyer ende ne grup dhe jane shume te vogla mundesite qe ai te jete ne fushe ndaj Torinos.”

“Per sa i perket Sanchez, ai do te luaje nga minuta e pare kunder Real Madrid dhe Sassuolo. Por ndaj Torinos, Lautaro dhe Lukaku do te jene ne fushe.”

“Ata te dy kane shenuar me kombetaret respektive dhe do te ishte nje mekat ti lije ne stol pas nje forme te tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.