Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,046 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rinovimi i Icardit dhurate per Inter-Empoli? Palet shume afer, nuk po flitet me per para, por…

Rinovimi i Icardit dhurate per Inter-Empoli? Palet shume afer, nuk po flitet me per para, por…
Inter Club Staff

Tashme nuk ka me dyshime dhe fjalet e djeshme tek “Canal Plus” jane konfirmimi: Mauro Icardi do te rinovoje kontraten me Interin.

Per te arritur tek kjo marveshje dhe per ta firmosur, pjesa legale e Interit dhe ajo fiskale e lojtarit po vazhdojne te flasin dhe sinjalet jane shume pozitive e do te tentohet qe te mbyllet gjithcka. Qellimi eshte qe te zyrtarizohet ne ndeshjen e fundit te kampionatit kunder Empolit.

Sipas Gazzetta dello Sport, kjo mund te jete nje dhurate per tifozet qe do te jene te pranishem te dielen ne stadium ne ndeshjen ndaj Empolit. Rroga (parate) nuk jane me nje argument ne keto bisedime sepse marveshja eshte arritur tashme: Rinovim deri ne 2019, 3 milione euro rroge ne vit qe do te rritet me kalimin e viteve e qe mund te shkoje edhe 4 milione euro ne rast klasifikimi ne Champions e bonuseve te tjere. Tashme po bisedohet vetem si do te shprehet ne kontrate modaliteti i ndarjes te se drejtave te imazhit te lojtarit, qe sipas marveshjes se arritur do te jete 50%-50%.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.