Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

615 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rinovimi i Skriniar? Interista, mos u frikesoni: Ja plani i Suning!

Rinovimi i Skriniar? Interista, mos u frikesoni: Ja plani i Suning!
Inter Club Staff

“Projektet e Zhang jane ato qe te bejne Interin nje skuader fituese ne Itali por edhe te rikthehet protagoniste ne Europe.”

“Kjo eshte rruga qe Suning deshiron qe te ndjeke ne kete moment me cdo kusht. Ne kete moment nuk ka asnje shans qe Suning te heqe dore nga ndonjeri prej diamanteve qe ka ne shtepi.”

Kete gja ka shkruar sot Corriere dello Sport e mbi te gjitha per thashethemet per sa i perket emrit te Milan Skriniar.

Sllovakun qe ne Itali te gjithe e njihnin edhe prej sezonit te kaluar, tani po tregon vlerat e tij ne te gjithe boten fale skenes madheshtore te Champions League.

Keshtu, shume shpejt priten klubet e medha te trokasin ne dyert e Interit per te blere lojtarin pas paraqitjes se tij mostruoze ndaj Barcelones por me sa duket, Interi me Suning nuk ka ndermend asgje te tille.

“Ausilio eshte totalisht i vetedijshem per statusin e arritur nga Skriniar dhe per kete motiv, Interi tashme eshte e gatshme qe ti jape lojtarit nje rritje rroge te ndjeshme.”

“Nese oferta e pare e Interit ishte vetem 1,5 milione euro, tashme qe Skriniar po vazhdon me ritmet e sezonit te kaluar, oferta per rrogen e tij pritet te jete akoma me e larte nga klubi zikalter.”

“Takimi i pare me Karol Csonto per rinovimin jave me pare nuk ka shkuar aspak mire sepse kishte distance ndermjet ofertes dhe kerkeses, por kjo gje pritet te ndryshoje shume shpejt sepse palet e kane lene te takohen perseri.”

“Ashtu si po ndodh per kontraten e Mauro Icardit, klubi nuk ka ndonje nxitim dhe as nuk ka ndermend te pranoje ndonje presion te mundshem nga lojtaret apo agjentet.”

“Kjo sepse ashtu si eshte shpjeguar me pare, Interi deshiron te shfrytezoje keto rezultate pozitive edhe per te qene ne nje pozicion me te mire gjate negociatave.”

“Por tifozet zikalter duhet te qendrojne te qete – nenvizon ne fund Corriere dello Sport.”

“Duhet te qendrojne te qete sepse plani i Suning mbetete e njejte: Ne i blejme talentet, nuk i shesim ata.”

“Prandaj rinovimi i Skriniar eshte thjesht ceshtje kohe. Lojtari ka nje kontarte deri ne 2022 dhe nuk ka asnje nxitim. Por mendohet se deri ne dhjetor rinovimin do te kete ardhur per sllovakun.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.