Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,962 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim, Atalanta – Inter: Mancini i beson dyshes Podolski dhe Icardi. Shaqiri dhe Campagnaro më shumë sesa Kovacic dhe Dodo.

Rishikim, Atalanta – Inter: Mancini i beson dyshes Podolski dhe Icardi. Shaqiri dhe Campagnaro më shumë sesa Kovacic dhe Dodo.
Rinor Sopaj

Një fitore për t’i dhënë vazhdueshmëri paraqitjes së mirë të javës së kaluar kundër Palermos dhe për të dëshmuar që janë në rrugën e duhur. Inter shkon në Bergamo, në një fushë në të cilën nuk ka fituar që nga edicioni 2007-2008, pra që në kohën kur Roberto Mancini ishte trajner i Interit. Shënuan Vieira dhe Balotelli, dhe pastaj vetëm barazime dhe humbje. 

Taktika – Mancini, që në karrierën e tij si trajner nuk ka humbur kurrë ndaj Atalantës, shpreson që të konfirmohet edhe sot trendi pozitiv. Për ta bërë këtë, trajneri do të mbështetet përsëri tek rreshtimi 4-3-1-2, dhe nuk pritet që të ndryshoj dicka nga skuadra që i dha fitoren me rezultat 3-0 ndaj Palermos. Campagnaro është në avantazh ndaj Dodos për të zëvendësuar të lënduarin Nagatomo, ndërsa në repartin e sulmit Podolski pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi, me Palacion në pankinë i cili me shumë gjasë po pushohet për ndeshjen kundër Celtic. Shaqiri përsëri në avantazh ndaj kroatit Kovacic, kështu ai do pozicionohet në kulmin e lartë të rombit ndërsa pas tij do të gjinden Medel, Guarin dhe Brozovic.

Kundërshtarët – Colantuono nuk i beson formës jo të mirë të Interit si mysafir në këtë sezon dhe sigurisht do të mundohet që t’i jap shumë pak hapësira skuadrës zikaltër nga Milano. Me shumë mundësi, skuadra nga Bergamo do të dal në fushë me misionin që të mos pësoj asnjë gol. Rreshtimi 4-4-1-1 që ka tashmë vite që e karakterizon skuadrën e Colantuono, është shumë i dobishëm që të mos e lë kundërshtarin ta zhvilloj lojën e tij.

Rreziqet – Pinilla duket në avantazh ndaj Denis. Ashtu si kilieni, edhe argjentinasi kanë qenë lojtar që kanë ditur ta ndëshkojnë skuadrën e Interit në të kaluarën, kështu qe duhet të kenë kujdes maksimal nga këta dy. E njëjta vlen edhe për Maxi Moralez dhe Gomez, mbrojtja e Mancinit pritet të ketë një punë të komplikuar sot. Gjithashtu, kujdes edhe nga Zappacosta dhe gjuajtet nga distanca të Cigarinit, të dy kanë treguar edhe në të shkuarën që janë mesfushorë defansiv të rrezikshëm.

Ku të goditet – Mbrojtja e Atalantës përbëhet nga individë me një fizik mjaft të mirë, por që në duele me sulmues të shpejtë mund të bien lehtësisht. Pra, paparashikueshmëria dhe kualiteti i Shaqirit mund të rezultojnë faktorë vendimtarë për ndeshjen në Bergamo. Po ashtu pritet e njëjta nga Guarin, i cili është në një formë mjaft të mirë fizike dhe mentale.

Sytë tek… – Podolski. Princi Poldi do ta ketë shansin e tij. Mancini ka konfirmuar përmirsimet fizike të gjermanit, i cili arriti në Milano në gjendje jo të mirë fizike. Rikthimi i impenjimeve në Europë hap një skenar të ri për ish-lojtarin e Arsenalit, i cili është jashtë listës së skuadrës e cila do të luaj në Europa League, dhe tani pritet të jetë fundamental në ndeshjet e kampionatit. Në Bergamo do të jetë titullar pas paraqitjes së dobët në Reggio Emilia: ai po e pret me padurim futjen në fushë dhe ka dëshirë të madhe që të dëshmoj që transferimi i tij nuk është i padobishëm. Në fund, rikonfirmohet nga zikaltërit qëllimi për të fituar në Bergamo, i cili mund të jetë fillimi i një rruge akoma jo të definuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.