Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Cagliari – Inter, Mancini i beson Podolskit dhe e rilanson Brozovic. Jashtë Handanovic. Zola me tre dyshime.

Rishikim Cagliari – Inter, Mancini i beson Podolskit dhe e rilanson Brozovic. Jashtë Handanovic. Zola me tre dyshime.
Rinor Sopaj

 Një ndeshje e vështirë për Interin e Roberto Mancinit, ajo ndaj Cagliarit sonte e cila i përket javës së 24 të Seria A. Në Sant’Elia, do të bënte mirë vetëm skuadra e cila është parë në tri ndeshjet e fundit, duke i dhënë më shumë rëndësi fazës defansive, që pas ndeshjeve të mira të zhvilluara ndaj Palermos dhe Atalantas, ka lënë shumë për të dëshiruar në Glasgow.

Taktika – Europa League e ka bërë Mancinin të kuptojë që ka akoma shumë punë përpara vetes. Tekniku nga Jesi konfirmon përsëri rreshtimin 4-3-1-2, tashmë i zakonshëm, por që ndryshon pak nga niveli i interpretimit. Carrizo përsëri titullar, duke e pasur jo të disponueshëm për lojë Handanovic (një goditje që e morri dje në stërvitje). Dodo mund ta lë në stol njërin nga Santon ose Campagnaro, edhe pse konfirmimet janë se këta dy të fundit do të jenë zgjedhja më e mundshme për krahët e mbrojtjes. Në mesfushë do të rikthehet Brozovic ku do t’i ketë partnerë tashmë të zakonshmit Guarin dhe Medel. Palacio në ndërkohë duhet të pushojë, dhe kështu i lë hapësirë Podolskit. Pushim edhe për Shaqirin dhe hapësirë për njërin nga Kovacic ose Hernanes? Vështirë që Mancini të heqë dorë nga talenti i zviceranit, njëri prej lojtarëve kryesor të kësaj periudhe. Jashtë Nagatomo dhe Jonathan (ka përfunduar sezoni për të), ndërsa do të jenë në stol Andreolli dhe D’Ambrosio.

KundërshtarëtZola ka shtyrë publikimin e listës së të ftuarve për ndeshjen kundër Interit, duke parë shumë probleme të cilat kanë ndodhur pikërisht dje. Në dyshim të madh qëndrojnë Ekdal (pezmatim në fyt) dhe Sau (lodhje muskulare), ndërsa me sa duket do t’ia arrijë të jetë në listën e të ftuarve Capuano. Në rast të konfirmimit të mungesës së suedezit, Zola do të zgjedh dyshen Cossu dhe Cop. Si alternativa të gatshëm janë Farias, Joao Pedro dhe Longo, ish-lojtari zikaltër.

Rreziqet – Mungesat e Sau dhe Ekdal do të ishin të rënda për Zolan, sepse pikërisht këta dy janë armët më të rënda dhe që i kanë dënuar zikaltërit në Milano me rezultatin paradoksal 1-4, në pjesën e parë të kampionatit. Rreshtimi 4-3-2-1, i ish-fantazistit të Parmës dhe Chelsea-it po jep frute në shumë raste të ndryshme dhe është më se e qartë se harmonizimi i fazës ofansive është një nga karakteristikat më të mira që solli Zola, pas largimit të Zeman.

Ku të goditet – Capuano apo jo, mbrojtja e Cagliarit nuk është e vështirë për t’u thyer. Ata vuajnë shumë më shumë nga topat në tokë sesa nga krosimet në zonë. Një e dhënë e dhimbshme për pjesën e pasme të skuadrës së Zolas, ku konfuzioni që krijohet në zonën e tyre i favorizon kundërshtarët. Mirëpo në krahasim me Zeman, “Magic Box” ka punuar shumë me lëvizjet e repartit defansiv, por prap se prap ky repart mbetet pika e dobët e skuadrës së tij.

Syte tek…Icardi. Inter nuk fiton sy mysafir ndaj Cagliarit që nga fitorja 0-1 e firmosur nga Eto’o në sezonin 2010-2011 (Benitez), ndërsa nuk ka fituar ndaj Cagliarit në kampionat që nga fitorja 2-1 në Meazza me 19 nëntor 2011 (Ranieri). Pastaj katër barazime dhe dy humbje. Maurito, që do ta fillojë ndeshjen nga fillimi pas pushimit në Bergamo, do ta ketë përgjegjësinë që t’i shënoj aq gola sa për t’i marrë tri pikët në shtëpi. Ndal më me thashethemet dhe kontratën, duhet të ndërrojmë faqen. Mancini e pret shpërthimin definitiv në këtë moment vendimtar të sezonit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

CAGLIARI (4-3-2-1): Brkic; Gonzalez, Rossettini, Capuano, Avelar; Donsah, Conti, Dessena; M’Poku, Cossu; Cop.
Në dispozicionColombi, Cragno, Ceppitelli, Diakité, Murru, Crisetig, Husbauer, Ekdal, Joao Pedro, Farias, Longo, Sau.
Trajner: Zola.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Balzano.

INTER (4-3-1-2): Carrizo; Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus, Santon; Guarin, Medel, Brozovic; Shaqiri; Icardi, Podolski.
Në dispozicionBerni, Vidic, Andreolli, D’Ambrosio, Donkor, Dodò, Kuzmanovic, Obi, Kovacic, Hernanes, Palacio, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Jonathan, Nagatomo, Handanovic.

GJYQTAR: Mazzoleni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.