Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,923 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Cesena: Mancini ndryshon shumëcka tani ai mbështetet te Podolski: gjermani duhet të zhbllokohet. Kovacic është.

Rishikim Inter-Cesena: Mancini ndryshon shumëcka tani ai mbështetet te Podolski: gjermani duhet të zhbllokohet. Kovacic është.
Rinor Sopaj

Pas humbjes kundër Wolfsburgut, Interi kthehet të luaj në kampionat ku do të provoj të marrë tri pikët ndaj Cesenas e cila po lufton për mbijetesë nën kujdesin e Di Carlos. Zikaltërit nuk e kanë humbur shpresën për ta kapur pozitën e gjashtë, vend i cili – lidhet me rezultatet e Tim Cup – por ku mund t’i garantohej një vend në fazën preliminare të Europa League.

TAKTIKA – Mancini me siguri që do ta pushoj ndonjërin pas angazhimit në kupë, pra parashikohet të kemi një “turnover”. Në portë kthehet Handanovic, ndërsa në mbrojtje mund të gjejnë hapësira Dodo dhe Andreolli (Juan Jesus është i skualifikuar). Në mesfushë shihet përsëri Brozovic (jashtë listës UEFA njësoj si Podolski), ndoshta, edhe Kuzmanovic, ndërsa Medel do pushonte pas shumë ndeshjeve me rradhë si titullar. Kovacic është përpara Shaqirit: zviceranin me shumë mundësi e pret stoli në shoqëri të Palacios. Hernanes i cili nuk luajti një ndeshje të keqe në Wolfsburg, do t’i duhet ta filloj nga stoli sepse me siguri që të enjten tjetër do ta ketë përsëri një fanelë titullari.

KUNDERSHTARET – Di carlo ka thënë qartë në konferencë që nuk dëshiron të rrezikoj me ndonjë lëndim të mundshëm. Dhe kështu ka lënë në shtëpi, përvec lojtarëve që kanë kohë tashmë që janë të lënduar, edhe Luchinin. Kjo na bën të kuptojmë se ata do të luajnë me një rreshtim 4-3-1-2 edhe pse kanë mbetur me një stërvitje më pak të zhvilluar. Dushimet janë tek Defrel dhe De Feudis, pasi nuk janë në formën më të mirë. Në fushë Mudingayi, ish-lojtari i Interit,

RREZIQET – Arma më e rëndësishmë që ka në dispozicion Di Carlo është sigurisht Brienza, shumë i zoti me lëvizjet e tij dhe gjithmonë i rrezikshëm me driblimet e tij brenda. Loja e zibardhëve zhvillohet më shumë nga qendra, me Djuric i cili është i zoti në mbajtjen e topit dhe pastaj arrin të krijoj hapësira për mesfushorët qëndror, për pikat e dyta. Eshtë problem për ta mos nënvlerësuar skuadrën e Di Carlos, një skuadër e cila po përshëndetet duke u bazuar në rezultatet e fundit.

KU TE GODITET – Sigurisht, në mbrojtje romanjolët nuk janë të pathyeshëm dhe shpesh i lëjnë dyert e hapura si pasojë e gabimeve teknike individuale. Duhet të jenë të syhapur sulmuesit e Mancinit që ta shfrytëzojnë cdo rast për gol që mund t’i dhurohet, dhe në mënyrë të vecantë, do të jetë e rëndësishme të zhbllokhet sa më shpejtë ndeshja: në një fushë të hapur, po që do të hapeshin këto “dyer”.

SYTE TEK…Podolski. Gjermani deri më tani ka lënë shumë për të dëshiruar dhe kundër Cesenas ka mundësinë të rehabilitohet dhe t’i jap një drejtim sezonit të tij dhe të skuadrës, të paktën në kampionat pasi nuk mund të luaj në Europa League. Ish-lojtarit të Arsenalit dhe Bayernit i duhet gjithsesi të zhbllokohet në drejtim të portës, një gjë fundamentale për cdo sulmues. Mancini, me shumë mundësi, do t’i jap edhe një rast tjetër: do të jetë problem nëse e humb edhe këtë.

 

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Andreolli, Dodò; Guarin, Kuzmanovic, Brozovic; Kovacic; Icardi, Podolski.
Në stol: Carrizo, Berni, Vidic, Felipe, Campagnaro, Santon, Medel, Obi, Hernanes, Shaqiri, Palacio, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: Juan Jesus (1).
Jo në dispozicion: Jonathan, Nagatomo.

CESENA (4-3-1-2): Leali; Perico, Krajnc, Capelli, Magnusson; Giorgi, Mudingayi, Pulzetti; Brienza; Defrel, Djuric.
Në stol: Agliardi, Bressan, Volta, Nica, De Feudis, Carbonero, Cascione, Gaiola, Moncini, Rodriguez, Succi.
Trajner: Di Carlo.
Të skualifikuar: asjnë.
Jo në dispozicion: Lucchini, Valzania, Cazzola, Marilungo, Tabanelli, Zé Eduardo, Yabré, Renzetti.

GJYQTAR: Gervasoni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.