Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,959 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim, Inter – Fiorentina, Shaqiri është në avantazh ndaj Kovacic, kthehet nga minuta e parë Podolski. Montella me dyshimin Valero.

Rishikim, Inter – Fiorentina, Shaqiri është në avantazh ndaj Kovacic, kthehet nga minuta e parë Podolski. Montella me dyshimin Valero.
Rinor Sopaj

Nga Evropa në kampionat. Inter dhe Fiorentina, pas kualifikimit në turin tjetër në garën evropiane, tani do të takohen në Serie A. Në lojë gjithmonë mbetet Evropa, në një klasifikim që për momentin i sheh zikaltërit katër pikë pas Fiorentinës. Ja pse ky rast për djemtë e Mancinit është shumë lakmitar: qëllimi është që të zvogëlohet diferenca e pikëve dhe të vazhdohet me formën e mirë që filloi që pas debaklit me Sassuolon.

Taktika – Shumë pak dyshime për trajnerin e Interit, gjë që nuk vlen edhe për Montellan. Do të jetë përsëri rreshtimi 4-3-1-2, me Shaqirin në avantazh ndaj Kovacic për rolin e mesfushorit ofansiv. E sigurtë një fanelë për Mauro Icardin, me Podolskin që sipas të gjitha gjasave do të jetë partneri i tij në repartin e sumit (pushim për Palacion). Në mesfushë rikthehet Brozovic, titullar së bashku me Guarin dhe Medel. Prapa, kemi balotazhin VidicRanocchia ndërsa krahët me siguri do të përbëhen nga Santon dhe Campagnaro. Për herë të parë është ftuar Felipe, që me siguri do të përfundojë në stol nëse Dodo jep garanci të mjaftueshme.

Kundërshtarët – Shumë probleme për Montellan. Ai duhet të heq dorë nga disa lojtarë kyq të formacionit të tij për shkak të lëndimeve që morrën në ndeshjen e fundit kundër Tottenham, si Mati Fernandez dhe Basanta. Jashtë edhe Mario Gomez, nuk është në formën më të mirë. Në portë do të jetë Neto, i cii ka bërë mjaft mirë në Europa League. Në dyshim edhe Borja Valero. Rreshtimi 4-3-3 është favorit ndaj atij 3-4-2-1. E sigurtë është prezenca e Babacar në qendër të sulmit.

Rreziqet – Sulmuesi senegalez duhet të ketë mbikëqyrje speciale nga mbrojtja e Interit, duke e marrë parasysh golin e tij në ndeshjen e parë të kampionatit. Një ndryshim nga ndeshja e parë është që nuk do të jetë Cuadrado, por skuadra vjollce do të mund të mbështetet tani tek Salah dhe Diamanti në krahë, por gjithashtu edhe në eksperiencën e Gilardinos. Vëmendje edhe tek Aquilani, i frikshëm me lëvizjet e tij, dhe Gonzalo Rodriguez, një që mund të dënoj nga topat në ajër.

Ku të goditet – Edhe kundër Torinos, në turin e fundit të kampionatit, Fiorentina ka konfirmuar që vazhdon të pranojë gola me një vazhdueshmëri e cila për ta është alarmante. Loja e qëllimshme, ashtu si në shtëpi edhe jashtë saj, tregon kualitetin e kundërshtarit por kësaj rradhe zikaltërit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të shfrytëzojnë mungesën e vëmendjes së kundërshtarëve dhe t’i dënojë sapo t’i jepet rasti.

Sytë tekShaqiri. Pas disa ndeshjeve të zhvilluara në nivel të lartë, zvicerani, e bëri një pauzë ndaj Celticut në ndeshjen që u zhvillua të enjten e fundit. Ish-lojtari i Bayernit dhe Baselit do të ketë rastin e tij për ringritje sot. Mund të jetë mbrëmja e tij ideale, duke pasur parasysh aftësitë e mira ofansive të mesfushorëve kundërshtarë dhe mungesën e kontributit të tyre në fazën defansive. Mancini beson në sulmet e tij të paparashikueshme dhe pikërisht për këtë e preferon më shumë atë sesa Kovacic, të paktën kështu duket në fillim.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-1-2): Handanovic; Campagnaro, Vidic, Juan Jesus, Santon; Guarin, Medel, Brozovic; Shaqiri; Icardi, Podolski.
Në stol: Carrizo, Berni, Ranocchia, Andreolli, D’Ambrosio, Dodò, Kuzmanovic, Obi, Hernanes, Kovacic, Palacio, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Jonathan, Nagatomo.

FIORENTINA (4-3-3): Neto; Richards, Savic, Rodriguez, Pasqual; Badelj, Pizarro, Aquilani; Diamanti, Babacar, Salah.
Në stol: Rosati, Lezzerini, Tomovic, Rosi, Alonso, Vargas, Lazzari, Kurtic, Borja Valero, Joaquin, Ilicic, Gilardino.
Trajner: Montella.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Tatarusanu, Rossi, Bernardeschi, Lupatelli, Octavio, Basanta, Mati Fernandez, Mario Gomez.

GJYQTAR: Massa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.