Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

276 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Napoli – Kthehen titullarët Miranda dhe Icardi. Dyshimet e Spallettit ne mesfushë: pesë për dy vende

Rishikim Inter-Napoli – Kthehen titullarët Miranda dhe Icardi. Dyshimet e Spallettit ne mesfushë: pesë për dy vende
Rinor Sopaj

Interi kthehet ne fushë pas shtyrjes së derbit dhe përballet me një Napoli i cili vjen nga humbja ndaj Romës. Një takim i cili përmban pikë të rëndësishme për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe skudeton. Zikaltërit do kërkojnë që t’i fusin një shqelm krizës dhe skuadra është e clodhur pasi që ndeshja e fundit është luajtur kundër Beneventos e cila përfundoi me rezultat 2-0 në favor të zikaltërve.

 

TAKTIKA – Luciano Spalletti e njeh mirë rrezikun që e paraqet skuadra kundërshtare dhe me siguri që ka bërë studime shtesë që të shuajë zjarrin e napoletanëve. Dyshimet janë vetëm në mesfushë ndërsa pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë ajo e zakonshmja, me kthimin në formacionin titullar të Mirandas dhe Icardit. Në ndërkohë në mesfushë, dyshime të mëdha: Vecino, Borja Valero, Gagliardini, Brozovic dhe Rafinha në luftë për tre vende. Gjithashtu nuk duhet përjashtuar mundësia Karamoh: francezi mund të jetë pjesë e formacionit titullar. Mungojnë Pinamonti dhe Emmers për shkak të lëndimeve.

 

KUNDËRSHTARËT – Maurizio Sarri nuk e ka ndërmend ta lejojë arratisjen e Juventusit dhe tani në Milano sigurisht se synon maksimumin. Që t’ia arrijë, trajneri italian pritet ta fillojë ndeshjen me rreshtimin e zakonshëm 4-3-3. Mungojnë vetëm Chiriches dhe Ghoulam. Mbetet të shihet në qoftë se hapi fals kundër Romës ka qenë vetëm një episod apo ka prekur bindjet e napoletanëve që deri më tani dukeshin prej graniti.

 

KU TË GODITET – Skuadra e Sarrit tashmë njihet shumë mirë: posedim i topit, pasime direkte e të shpejta, manovra të ndryshme nga goditjet nga këndi dhe ato të lira dhe cilësia e madhe. Pika e fortë, angazhimi i madh në fazën sulmuese është njëkohësisht edhe pika e dobët, gjithmonë në qoftë se kundërshtari i radhës di si ta dënojë në momentin e duhur. Vendosja e skuadrës napoletane gjatë fazës sulmuese lë shumë metra të zbrazëta pas shpinës së tyre të cilat do mund t’i shfrytëzonin dy lojtarë kundërsulmi si Candreva dhe Perisic. Pastaj i mbetet zikaltërve që t’i bëjnë keq kundërshtarëve të sotëm: duhet një vendosje taktike pothuajse e përsosur.

 

SYTË TEK… – Icardi. Kapiteni zikaltër kthehet në qendrën e sulmit pas një kohe të gjatë jashtë fushave të blerta dhe tashmë sigurisht se kërkon ta ketë përsëri rolin e protagonisit i cili edhe i takon. Cili mund të jetë rasti më i mirë se ky në Meazza, kundër një kundërshtari shumë të fortë? Një lojtar me veçoritë e Mauritos është i lindur për këto ndeshje: me prirjen e lindur për të mbyllur aksionet në gjashtëmbëdhjetë metërshin e kundërshtarëve, numri nëntë i zikaltërve mund të jetë njeriu i mbrëmjes.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Borja Valero; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Gagliardini, Brozovic, Karamoh, Eder.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Pinamonti, Emmers.

NAPOLI (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
Në stol: Rafael, Sepe, Tonelli, Maggio, Milic, Diawara, Rog, Zielinski, Machach, Ounas, Milik..
Trajner: Sarri.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Chiriches, Ghoulam.

GJYQTAR: Orsato.
Asistentët: Di Fiore e Manganelli.
Var: Massa (Giallatini).
Njeriu i katërt: Banti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.