Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,528 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim, Inter-Roma: Mancini konfirmon rreshtimin. Dyshimet…

Rinor Sopaj

Një nga provat e shumta të Interit, që po mundohet të mos i thotë lamtumirë Evropës për sezonin e ardhshëm. Që nga periudha post-Parma, zikaltërit duket se kanë filluar të marshojnë së bashku dhe paraqitjet në Bentegodi dhe në derbi janë dëshmitë më të mira. Por Roma dëshiron të dalë nga kriza dhe t’i dalë përpara kushërinjëve të Lazios në luftën për vendin e dytë. Një rënie e madhe e Romës pikërisht pas lojës së fundit kundër skuadrës së Mancinit.

TAKTIKA – Tani është pikërisht Roberto Mancini ai i cili e dëshiron vazhdueshmërinë e paraqitjeve, në të njëjtën kohë edhe tri pikët kundër një skuadre të madhe, gjë që akoma nuk ka ndodhur këtë vit nga skuadra zikaltër. Me shumë mundësi, ai do t’i konfirmoj në mesin e fushës përsëri Gnoukourin dhe Hernanesin, me ivorianin i cili pritet të jetë baza e rombit (me Medel të skualifikuar) ndërsa braziliani do të jetë pas shpinës së Icardit dhe Palacios. Përsëri jashtë, Shaqiri: për të vetëm stoli. Guarin është rikuperuar dhe do të garoj për një fanelë titullari. Me të pritet të jetë Brozovic, i cili është përpara bashkëkombasit të tij Kovacic (mirëpo nuk mund ta përjashtojmë ndonjë befasi). Gjithashtu, priten konfirmimet edhe në mbrojtje, D’Ambrosio dhe Santon do të luftojnë për rolin e mbrojtësit të djathtë. Mungojnë Jonathan, Dodo, Campagnaro dhe Kuzmanovic.

KUNDËRSHTARËT – Rudi Garcia është deklaruar mjaft luftarak në konferencën për shtyp, me siguri që t’i jap besim një grupi që për momentin ka shumë pak. Trajneri francez megjithatë mund të buzëqesh, duke i parë rikuperimet respektivisht nga ndeshja e kaluar kundër Atalantas ku mungonin De Rossi, Keita, Manolas dhe gervinho. Këtij grupi duhet bashkuar edhe Pjanic, emri i të cilit ka figuruar në listën e të ftuarve, por që me shumë mundësi do ta filloj nga stoli. Jashtë i skualifikuar Astori.

RREZIQET – Përkundër mjegullës e cila po zgjatë tash e disa muaj, romakët kanë një repart ofansiv të planit të parë. Totti mbetet Totti, Ibarbo dhe Gervinho dinë të shkaktojnë probleme me shpejtësinë e tyre, Florenzi dhe lojtari më në formë për momentin Ljajic i cili ka shumë kualitet. Rreziqet, megjithatë, nuk mbarojnë këtu, sepse djemt e Garcias dinë të godasin edhe me futjen e mesfushorëve dhe me topat pasiv me avancimin e Manolas dhe Yanga-Mbiëa.

KU TË GODITET – Respektivisht nga sezoni i kaluar, por edhe nga fillimi i këtij sezoni, reparti defansiv i Romës nuk është më i pathyeshëm. Largimi i Benatia dhe lëndimi i Castan, sigurisht, e kan lënë të gjymtuar këtë repart i cili ishte shumë solid, por edhe pasiguritë të interpretuara së fundi nuk kanë lënë përshtypje për një nivel të mirë në mënyrë të përgjithshme. Icardi dhe Palacio kanë armët për ta thyer murin romak, mbi të gjitha nëse kanë mbështetjen e Hernanes, Guarin dhe Brozovic (apo Kovacic).

SYTË TEK…Palacio. Il Trenza nuk e ka gjetur akoma formën e kohërave të bukura dhe asnjëherë nuk ka luajtur në nivelet e tij. Nëse Interi ka ngecur shumë në këtë sezon edhe numri 8 nuk ka qenë në formën më të mirë fizike. Tani është parë më në fund Palacio “i vërtetë”, Mancini shpreson t’i arrij qëllimet, ta bëj përmbysjen dhe të luftoj deri në fund për një vend në Evropë. Fitoret do të ndihmonin, duke filluar nga ndeshja me Romën. Një pengesë më lehtë e kalueshme me argjentinasin në majë të formës.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Guarin, Gnoukouri, Brozovic; Hernanes, Palacio, Icardi.
Në stol: Carrizo, Andreolli, Felipe, Santon, Dimarco, Nagatomo, Kovacic, Obi, Shaqiri, Podolski, Bonazzoli, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: Medel (1).
Jo në dispozicion: Jonathan, Dodò, Campagnaro, Kuzmanovic.

ROMA (4-3-3): De Sanctis; Torosidis, Yanga-Mbiwa, Manolas, Holebas; Nainggolan, De Rossi, Keita; Florenzi, Totti, Gervinho.
Në stol: Skorupski, Spolli, Cole, Balzaretti, Uçan, Paredes, Pjanic, Verde, Ljajic, Iturbe, Ibarbo, Doumbia.
Trajner: Garcia.
Të skualifikuar: Astori (1).
Jo në dispozicion: Maicon, Castan, Strootman.

GJYQTAR: Orsato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.